Astrit Lulushi: Tirania
Të gjitha të këqijat e kësaj jete burojnë nga tirania. Por mos prisni qẽ vetëm tẽ hiqni tiranin dhe njeriu lirohet – pothuajse brenda natës mund të bëhet i pasur. Sepse kẽshtu ndodhi, kur drejtimin e morrēn pasardhẽsit e tiranit dhe u bẽnẽ “reformistẽ”, duke vjefhur, grabitur, kriminalizuar e korruptuar.
Nuk e di kur do të vijë ai rebelim – pas një jave ose njëqind vjetësh – herët a vonë drejtësia do të vendoset, me “spak” a me “sshumē”.
Këtë herë, mos u manipuloni nga bijtë a dhëndurët e tiranit. Në mos ju, brezat e ardhshëm ta vazhdojnë luftën derisa ajo të jetë fitimtare. Asnjë argument nuk duhet t’ju çojë në rrugë të gabuar, siç bẽnẽ ata qẽ u nisẽn drejt bllokut, por njẽ zẽ “humanist” i ndaloi.
Kurrë mos dëgjoni kur ju thonë se tirani i ri dhe populli kanë një interes të përbashkët, apo se begatia e njërit është begatia e të tjerëve. Të gjitha janë gënjeshtra. Tirani nuk i shërben interesave të asnjẽrit, përveç vetvetes.