Cikël poetik nga Pajtim Sejdinaj
Vargu im
Shkruaj dhe shkruaj
ndonjë varg
me shokë e miq
të mos jem larg.
Shkruaj dhe shkruaj
ndonjë varg.
Ku vargu të ruaj vlagë.
Buzëqeshja e vargut ndez çdo prag.
Në portën e shpirtit
hyni një nga një
e varg e varg.
Zemra u mban si në park.
Mbërthyer në çark!
Zëri i nënës
Unë e njoh zërin tënd!
Kur bie si kambana!
në mes të natës,
në mes të vapës,
në mesditë,
në dëborë e në të ngritë!
Simfoni e jetës,
Emblemë e së vërtetës!
Unë e njoh zërin tënd!
Që ditën kur linda
Ti thirre fort:
“erdhi drita”!
Me zërin tënd u rrita!
Unë e dalloj zërin tënd!
Në njëmijë oshtima!
Gjëmon si bubullima!
Zëri yt:
“Flet me çdo zemër
Magji për çdo ëndërr”!
Kënaqësitë e mia
I vizitova të gjitha
Mrekullitë e botës.
Provova fuqinë çuditëbërse të tortës
Udhëtova me avion.
Gjesdisa planetet me dron.
Shkova dhe në Amerikë. Më thanë:
“Ha-merr-ik- pa frikë”!
Notova si peshku nëpër dete.
E vura shpirtin në siklete.
Provova dhe hajdutëri.
S’u ngopa me kënaqësi.
S’e takova kënaëqsinë kurrë.
Thashë me vete:
“Do të jetë e sëmurë”!
Pyeta Zotin:
“Mos është Pasuria”?
Jo më tha: “Është
Nënë-Babë-Nipi-
Mbesa-Familja-
Atdheu-Dituria-Fëmija!
Paqa-Mirënjohja-Dashuria”!
Fal Zotit i gjeta kënaqësitë e mia
Kullosim sytë
Kullosim”sytë rrugve të Tiranës!
Kullosim”sytë buzë Lanës!
Kullosim sytë te xhamat e lokaleve!
Te”molla e ndalume” e të parëve!
Kullosim sytë tutje nga Europa!
Presim mos na rregullojë Bota!
Kullosim sytë në televizor!
Paria na përshëndet me dorë!
Kullosim sytë kur grinden Atllarët!
Shkelmat i presin gomarët!
Në votim, ne të parët!
Votojmë kë thonë telendarët!
Atë ditë
(Kushtuar Bilbil Pashës)
Ti erdhe me një mal
me halle mbi supe
Ngarkuar rininë tënde
në karvanin e kohës
Gjurmët i le në Malin me |Gropa
Në Kremenar
Zgjuar të priste Shpiponja
Skifterit i rrodhën lotët
Lauresha si rriti dot zogjtë
Nga ftohtësia e Dimrit
Apo…
mungesa e Bilbilit
Ate dite në Magule
zogjtë u mblodhën në kuvend
Në kor me një zë thanë:
“Bilbil, për ty do ndjejmë mall”!
Lulet e Marsit
Për të gjithë ata dhe ato që kanë lindur në Mars
“Lumit të Marsit”
i vendosa barriera!
Po! Po! Barriera!
Të mos derdhen “lotët e dimrit”!
Më thahet Pranvera!!
Lulet e Marsit!
Billonjë pranverore
O sa bukur, sa bukur! U ngjaj fëmijëve
kur nisen në shkollë!
Lulet e Marsit
trokasin te dera!
Iku “Dimëi”!
“Erdhi Pranvera”!
Lulet e Marsit!
Me zile e këmborë!
U ngjajnë nënave
me dybek në dorë!
Lulet e Marsit.
janë “vrapi i kalit”!
Mësuesve dhe nënës
i çojnë “lulet e Malit”!
1 Mars 2024.
“Jam ngurtësuar si shqiptar”!
Shpirti i Ngurtësuar!
Ngrirë, kallkan!
Bajonetë istikami!
Gur Madami!
Shkëmb i Atdheut.
Zalli i Çamërisë.
Stërrall i Dardanisë.
Melhem i Shqipërisë.
Zemra si e luanit.
Jam ngurtësuar.
Bërë eshkë e furtunë!
Malli i Ngurtësuar
si unë!
Ëndrra ngurtësuar!
Për çudi ajo rri
zgjuar!
Male flokëzbardhur.
Lëndina lule patharë
Trualli im Legjendë!
Dashuria si zjarr!
Shpresa qëndisur
mal më mal!
Flamuri valëvitur
në këtë truall krenar!
Shekujt ngurtësuar
në këtë truall!
UNË
JAM NGURTSUAR
Si SHQIPTAR:
“I PËRJETSHËM
NË KËTË TRUALL”!…