Jorida Satka: MË THONI
Më thoni të dashurohem me një poet.
Një rreze drite a do më buzëqeshë çdo mëngjes?
Më thoni të dashurohem me një poet.
Të më kujtojë që ende frymoj,
qē ende ka jetë.
Më thoni, mos t’i dashuroj më shpirtin?
Se s’ka askush për të tjerë.
Më thoni të dashuroj një poet.
Por s’është njeri, se është poet.
Më thoni të dashuroj një poet.
Të urrej moralin, të urrej idetë.
Poeti s’është kurrë poet.
Prijës për të tjerët
pa veten e vet.
Më thoni… a më duhet një poet?!
Please follow and like us: