Gane Ahmeti: Të dhemb shpirti
Të dhemb shpirti ndoshta,
po thjesht mësohesh
me jetu me dhimbje,
Mundohesh me i pastru kujtimet
po dhe mundohesh
me mbijetu.
E qetë jam nuk
po ndjena me faje për asgjë.
Po ndjehem si një fëmijë i vogel
që ka nje shpirt shumë të pastërt…
U mësova pothuajse të hesht,
për gjithçka
nuk po më dhimbset më asgjë.
Thjesht gjithçka le të kalojë,
sikurse jeta qe po kalon,
Ndoshta është faij që
diçka nga brenda te heshtë,
dikush t’i vodhi të gjitha nga jeta,
Diellin,
Yjet,
Hënën,
Mbetesh si një fëmijë i braktisur pa asgjë…
Please follow and like us: