Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Muharremi Beja: LAMTUMIRË TAVOLINË E VETMUAR!

 

Po shkoj.

Zemra më shtrëngohet,

Fryma më shpejtohet,

Idetë kërcejnë nëpër ajër…

 

Përballem me një udhë të re,

të pashkelur

E ngushtë për ëndrrat e thurura,

Dhe vrapin e çmendur të asaj që nuk njeh kthim…

 

Por do të mbetet një kapitull i jetuar,

sepse stinët ndryshojnë e koha kalon,

Ndaj nisem e sigurt drejt të nesërmes që prêt.

 

Do të mbeten fjalët e shkëmbyera, projektet e realizuara

Dhe në kujtesën time,

një dritë do të shkëlqejë gjithmonë.

 

Por çapi i largimit vrapon kundër erës

peng i dhimbjes

e i fshikullimës së fundit të një derti.

 

Shkel mbi mozaikët e egër të dilemave

 

Lamtumirë tavolinë e njëmijë mendimeve

dëshmitare e heshtjeve të mëdha,

…dhe e një vullneti, të plotësuar.

Please follow and like us: