Astrit Lulushi: Fakt apo Fantazi?
Jul Verne
Disa këmbëngulin se Jul Verne nuk është një shkrimtar fantastiko-shkencor: “shumica e librave të tij nuk përmbajnë asnjë shkencë novatore”.
Verne nuk ishte shkrimtar për fëmijë, por plotet e tij ishin emocionuese dhe ekzotike edhe për fëmijë, Ai nuk e shihte veprën e tij si “shkencore-fiction.” Kjo është e vërtetë, deri në një pikë. “Shpikja” më e famshme e Vernit, nëndetësja Nautilus, u frymëzua nga nëndetëset e hershme prototip si Nautilus 1800 i Robert Fulton në Ekspozitën Universelle të 1867. Megjithatë, nëndetëset primitive të një lloji apo tjetër kishin qenë për ca kohë, kur Verne ëndërroi Nautilusin.
Vështirë të argumentohet se Verne nuk ishte një shkrimtar fantastiko-shkencor, edhe nëse vetë termi zakonisht i referohet një zhanri të mëvonshëm. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e shkencës së përdorur nga Verne ishte e njohur, edhe nëse shkenca – qofshin gjeografia, oqeanografia, astronomia ose aplikime të reja në inxhinieri, balistikë dhe transport – është thelbësore për metodën e tij të tregimit.
Ajo për të cilën Verne ishte gjithmonë i interesuar nuk ishte qëllimi (qendra e tokës, për shembull) por udhëtimi drej saj. Ai shkruan në traditën e Candidit dhe madje edhe të Don Kishotit”. Dhe shkroi aventura episodike, një stil i vjetër sa letërsia. Risia e tij e madhe ishte përdorimi i shkencës dhe teknologjisë për t’i bërë ato të besueshme.
Verne ishte gjithashtu një futurist. Në 1863 ai shkroi Parisi në shekullin e njëzetë, të cilin Hetzel (botuesii tij) nuk e shtypi me arsyetimin se ishte absurd dhe jo komercialisht i zbatueshëm. Romani nuk u botua deri në vitin 1994, 131 vjet pasi u shkrua. Verne e përfytyroi Parisin në vitin 1960 të mbushur me rrokaqiej (ndoshta jo Parisi, por shumë qytete do të krijonin horizont kaq të mrekullueshëm), ku shoqëria dominohej nga kërkesat e biznesit dhe teknologjisë. Në romanin e tij të vitit 1865 Nga Toka në Hënë dhe vazhdimin e tij të vitit 1870 Rreth Hënës, Verne i lëshonte heronjtë e tij me një kapsulë nga Florida. Ata vizitojnë hënën dhe përfundimisht binin në oqean për t’u marrë nga një anije e marinës amerikane. Kjo parafytyron misionet Mercury, Gemini dhe Apollo të NASA-s në vitet 1960.
Romancierët nuk janë profetë; ata janë tregimtarë. Verne përdori shkencën për të emocionuar lexuesit. Dashuria e tij për detajet teknike, ndërgjegjësimi për teoritë shkencore bashkëkohore dhe besimi në përparimin shkencor e bënë atë pasur dhe të famshëm.
Fama dhe pasuria e Vernit u rritën gjatë gjithë jetës së tij. Ai fitoi të ardhura të konsiderueshme nga përshtatjet skenike të romaneve të tij. Ai bleu një jaht, Saint-Michel III. I pëlqente kroçerat e qeta, gjatë të cilave mbante shënime për veprat e tij.
Mjerisht, në 1886, ngjarjet u kthyen kundër Vernit. Nipi i tij i çmendur njëzet e pesë vjeçar Gaston e qëlloi në këmbë; Gaston u dërgua në një azil për pjesën e mbetur të jetës së tij, ndërsa familja u përpoq ta mbante çështjen në heshtje. Një vit më pas, botuesi Hetzel vdiq. Verne iu drejtua politikës lokale në Amiens, ku shërbeu si këshilltar i qytetit, edhe pse vazhdoi të shkruante dhe botonte. Vdiq në shtëpi në vitin 1905.
Please follow and like us: