Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Pajtim Sejdinaj

 

Libri

Në ditën ndërkombëtare të librit

 

“Libri është

kapital i mendjes.

Ura e zemrës

Shkëndi e dashurisë.

Armiku i vetmisë!…

Kali i shpresës.

Miku i besës…

Qetësues i shpirtit

Stacion i durimit

Dritare ku hyn dritë

Dhe natën e bën ditë”.

 

 

Brengat e jetës

 

Edhe unë kam shpirt e zemër

Brengat e mia i bluaj në mengjër.

Ato gurgullojnë si lum i tërbuar!

Gjithë jetën zemrën ma kanë lënduar!

Por asnjëherë nuk ‘jam tërbuar’!

Gurgullojnë në venat e gjakut!

Kam vaditur lulet e kopshtit të pragut.

Lulet e mirëkuptimit!

Lulet e keqkuptimit!

 

Brengat kanë vaditur

Lulen e Dashurisë!

Në lëndinat e

bukura të shoqërisë!

 

Gurgullojnë qetë-qetë

edhe me furi e stuhi.

Me mua qajnë dhe qeshin gjithnjë.

 

Janë lumë, janë lumë

Ku rrjedhin çdo ditë

 

“të rrëmbyeyshëm

të nëndheshëm

të padukshëm”.

Ku mbi brengat

shpërthejnë rrufetë!

Ku nxihen e fryhen retë!

 

Ku zemra vetëtima

si rrufe-pritëse pret!

Kur jeta gjëmon si

tërmet!

 

Kalojnë nëpër rrëpirat e shpirtit.

Filtrohen te arteret e zemrës.

Aty…

 

Shkronjat Shqipe

 

Për 7 Marsin

 

Rrugëtova kohë të gjatë.

herë me ditë

here me natë.

Në stuhi, në dëborë

e në terr!

Shkronjat ndriçonin

“Udhën” si fener…!

Pa ngrënë,zbathur

lakuriq.

Shkronjat shkëlqenin

si dritë.

Për diell s’kisha nevojë!

Si dielli ato janë

njëlloj!

Udhëtova në gjurmët

e “Kaut të vjetër”!

Ato gjurmë koha

S’i kishte tretur!

Shkronjat gjallë mbetur!

 

Shkronjat u bënë rrokje!

U bënë fjalë!

U bënë fjali!

Më mësuan gjuhën e Nënës!

Më mësuan të flas

me gjuhën e zemrës!

Mësova të ligjëroj

si bilbili!

Çdo mëngjes

erë-trëndafili!

 

Shkronjat janë

tridhjet e gjashtë

i mbaj në zemër

s’i lë të gdhihen

jashtë!

 

Janë tridhjetë e gjashtë

Lule- Gjaku!

Ulur këmbëkryq në

shpirt!

Jetën ta bëjnë dritë.

Kam tridhjetë e gjashtë…

 

8 Mars!

 

U zhvillua gara.

Dashuria e NËNËS

doli e para!

Ajo në shpirt

ndrinë si Ar!

E pastër e bukur

si qelibar!

 

Të ishin dashuritë si:

“Dashuria e NËNËS

luante foshnja

në barkun e së s’ëmës”!

 

8 Mars!

E nisa “Dëllandyshen

e zemrës” në qiell

T’i çojë lule NËNËS

ajo ndriçon si diell!

 

8 Mars!

Motrës i dhuroj si lule,

gëzim e lumturi!

Vajzës respekt dhe

dashuri!

Shoqes çiltërsi dhe

harmoni!

 

8 Mars!

Gruas i dhuroj lule

gjysmën e shtëpisë!

Ajo është Ëngjëlli

i Perëndisë!

 

Dehja

 

Kjo jetë “dehjen” ka pasion.

I “dehur” jam  gjithmonë!

I “dehur kur linda!

I dehur” u rrita!

I “dehur” me këmbë të ngrira!

I “dehur” në të ftohtë

acar dhe thëllima!

 

I “dehur” lidhur me

zinxhir!

Sa netë i “dehur”

kam gdhirë!

Këmbët më janë

mpirë!

Shpargu nga “dehja”

i nxirë!

Në zemër “dehja”

Si plaga e ligë nxirë!

 

Nuk dehem nga rakia!

“Dehem” nga streset

e mia!

Dehem” nga gëzimi,

nga hidhërimi,

nga heshtja,

nga jorganin me

pleshta,

nga pagjumësia,

Uria,

Poshtërsia,

Pasuria,

Mëkati,

Inati,

Dertet,

Amanetet!

Nga ledhatimet,

përqafimet!

Nga mungesa

e dashurisë!

Nga çarku i vetmisë!

 

Do të vdes i “dehur”!

Ta dinë miq e shokë!

Sëmundja  që s’ ka

shërim në këtë botë!

 

Sllogani i dështuar

 

“Ta bëjmë Shqipërinë

si gjithë Europa”!

Në vitet 90-të

u çudit bota!

 

Uqërit nisën të

pjellin fantazma.

Dhelprat vazhdonin

avazin e vjetër.

Fërkonin me të dyja

duart mjekrrën.

 

Xhindet u mblodhën

në Parlament

Vunë “ulurimën” në

Kuvend:

“Shqipëria nuk do të

shkojë në Europë!

Ne do ta fusim në gropë”!

 

34- vjet Demokraci! Çudi! Habi! Pabesi!

Politikanët -“xhind”!

U vërsulen si egërsir

“e sakatuan,

e poshtruan,

e ropën,

e vodhën,

e tradhëtuan,

e shitën,

e nxorrën në treg,

e lanë pa brekë”!

 

Rinia mori “arratinë”!

Ata lanë Shqipërinë!

Ujk njeriu për njerinë!

 

Demokracia dështoi!

U zhgënjye!

Me pranga u mbërthye!

 

Shpresa s’ka vdekur!

As fshesa e hekurt!

 

 

Shkurtime

 

Po marr rreze dielli

Pres çekun nga qielli

E sjell një “majmun”!

Se jam i “papunë”!

**

Po bëjë pallë Ariu!

Pres sa të vijë Miu!

Jemi të tre vërsnikë!

Qeverinë e kemi mik!

**

Zogjtë në Lëndina

I “vodhi” Gjeraqina

Lëndina e shkretë

Mbeti “pa jetë”

**

Të pallurit e lopës

dëgjoj ti mirë!

Ajo ka ca brenga!

S’kërkon mëshirë!

***

Mos  thuaj “plaç”!

Kur ke një “kërbaë”!

Në kohë me suferinë!

Në tufan e tërbim!

Atë e ke në shpinë!

**

U mendova gjithsesi

të marr kredi.

Te “shpirti jot”,

të ndreq këtë botë.

**

E çova shpirtin

të kullos.

Në “lëndinën e shpirtit tënd”.

S’gjeti “bar”

E kishin “ngrënë”

qentë.

**

Në rrugë takova

“zhgënjimin”.

Ulur këmbëkryq

me bastun

Priste një majmun

ta fuste në punë.

Zhgënjimi më la

pa fjalë.

“Administrator majmun”

ta zgjidh “hall”.

Mos bridh kot

vërdallë.