Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta mjeshtri i poezisë lirike, Skënder Rusi

Ndahet nga jeta mjeshtri i poezisë lirike Skënder Rusi. Autori i 25 vëllimeve me poezi, që aq mjeshtërisht i këndoi natyrës, botës shpirtërore, Devollit që e lindi dhe Korçës ku jetoi, mbylli sytë këtë të premte, në moshën 72 vjeçare, duke lënë pas gjurmët e mijëra vargjeve të ndjera. Në vitin 2011 Këshilli Bashkiak i Korçës i dha lirikut Skënder Rusi titullin “qytetar nderi”.

Kush ishte Skënder Rusi?

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë. Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj. Prej 12 vjetësh ishte kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizonte dhe drejtonte aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë” me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj./abcnews.a

Please follow and like us: