Albspirit

Media/News/Publishing

Krijime poetike nga Pajtim Sejdinaj

Motra

 

Kur lindi motra.

Nëna e lau te porta

E lau te guva e lotit

nën dritën e hënës

Mori bekimin e Nënës

Mori bekimin e Zotit

Aty te guva e lotit

Ti je emblema e dytë

Guvën e lotit e ke te sytë.

Vitet rrjedhin ngadalë

rritesh si lule e rrallë

Mbiu si syth në zemrën tënde dëshira,

dhimbja, malli, gezimi, falja

E kërkova gjithëkund

Dashurin tënde të pafund.

E gjeta tek ti si Ar

Në shpirt prush e Zjarr.

S’e blej në asnjë vend

Puthjen tënde të argjendë

Dashuria për motrën rritet si lastarë

Në zemrën e vëllait bëhet mal.

Motra u rrit u martua

Me vëllain mbetet  mish e thua

 

Sytë e  nënës

 

Ata nuk shuhen kurrë

Ndriçojnë çdo udhë

Si medaloni i Hënës

Ndriçojnë çdo skut të zemrës

Në shpirt ndrijnë si Diell

Ata ndriçojnë yjet në Qiell

Në jetë shërojnë çdo plagë

Sytë e nënës ndezin çdo prag

Ata sy rrezatojnë dritë

Aty lindin të gjitha miqësitë

Aty është filli i shpresës

Aty lind zëri i besës

Ata sy janë kthyer në këngë

Ne e këndojmë në çdo vend

Dhe malli është bërë mal

Xhane o shpirt, o xhan.

 

Mësuesja ime

 

Dedikuar mësueses Erefili Canaj (Voli)

 

 

Ç’mu kujtua më të hyrë dimri.

Mësuesja ime me emrin Erifili.

Ajo buzëqeshje na dhuronte!

Sa bukur këndonte!

Mua “shpirtvrarin”

me shpirt “të andruar”

Më fali dashurinë e munguar!

Edhe sot e mbaj ndër duar!

Ajo më fali  ngrohtësi!

Ndaj në të hyrë dimri

Shkrova këtë poezi.

Mësuesja ime iku,

shkoi në “përjetësi”!

La… Dashurinë!

Të madhen “pasuri”!

 

Tiranë, 1 Dhjetor 2023

 

Ju jeni yll e jeni dritë

Vëllezërve të mi

Ju jen yll e jeni dritë!

Ju kujtojmë ditë për ditë!

*******

Bilbilat s’u dëgjojmë

zënë!

Kaloi kohë pa dëgjuar

një këngë!

Plaga e  Zemrës,

dhemb!

Dhimbja forcuar bërë

shkëmb!

Tërmeti dot s’e

thërmon!

Burimi i lotit

s’shteron!

Si  lumi rrjedh

vazhdon!

Mali u pre në

Besë!

Ylberi nuk del më

në mëngjes!

Zoti na jep forcë

e shpresë!

T’durojmë këtë Jetë

të pabesë!

Në Zemra me Gërma

të arta shkruar:

“Për jetë

të paharruar”!

 

Ditëlindja e Zogut

 

“Zogu”-lindi

Fluturoi në qiell

E futi dielli

nën obrellë!

 

Loti ortak

me “buzëqeshjen

e ngrirë”!

Jetë me gënjeshtra

e vështirë?!..

 

S’ e dëgjoj këngën

labe!

Dora s’shkruan më

mesazhe!

 

Mesazhet i shkruan

zemra

I lexon”zogu”, babai

dhe nëna!

S’thotë lamtumire

Zemra!

 

23 Shkurt 2024.

 

Gjethe rënë!

 

Gjethet e rëna

I takova në rrugë

një nga një dhe

të gjitha shuk.

S’ua prisha terezinë

le të shijojnë vetmin

S’i shkela me këmbë

boll “kam ngrëne

vetveten me dhëmbe”!

Kam kohë,

ha dhjamin tim

kur njeriu filloi të hajë njeriun.

Kjo botë qënka

si shtëmb!

Vëri gishtin plagës

ku të dhemb!

Njeriu me njeriun

hahen si qenët.

Bota si s’u shemb?!

Bota si s’u shemb?!

Si nuk e kuptojmë!

O…! Njeri!…

Ne jemi

“gjethe rënë”!

 

 

Gjëagjëzë

 

Gjumi natën s’e zë!

Rri e pret dikë!

Syri lot i loton;

Për çdo dhimbje

që shpirti dëgjon!

Hyn si diell te shpirti ynë!

Folenë aty e ngriti!

E ke prangosur

për jetë!

A e gjen kush

është në të vërtetë?!

 

Sprovë për mendjen

 

Ngulet si gozhda!

Dhimbjet i ka të forta

 

Punon si kau në arë!

T’tret ngadalë ngadalë!

 

Të vret si plumbi!

S’ e gjen po humbi!

 

S’ blihet as s’shitet!

Me lotë vaditet!

 

E gjën dot o njeri?

Vlersohet si flori!

 

 

Shkurtima

 

Lëri ëngjejt të trokasin në zemër

vete

Jo të imponuar nga

retë

Imponimi sjell vetëtima dhe rrufete.

**

Thuaj bota u shua

thuaj lumi u bë përrua.

Por mos thuaj s’të dua

Se më mbetet merak

mua.

**

Patkonjët e kalit mos ia mbath gomarit

Ai do të mbetet i çalë

përherë

Do të mbetet në derë.

**

Në do të dish

ç’është pritja.

Pyet dhelprën

Ajo ka një jetë të tërë

pret se mos bolet

e dashit bien.

**

E kalova lumin e

trubull.

Në dimër, acar

m’u duë  sikur lumin kalova në behar.

Lumi s’më tha

as një fjalë.

**

Mos u mërzit

Kur politikanët

Qëllojnë njëri-tjetrin me “shkelma”

Lloj “kafshe”

Të dalë nga “vemja”!

**

Po të dhanë për

të ngrënë, ha

Po mos ha kot,

s’e paguan dot,

dhe s’i del dot

për zot.

Please follow and like us: