Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: M’U KUJTUE FILIP DAIJA!

 

 

FILIP DAIJA (1905 – 1990)

 

Ata që kanë pasë fatin me e njoftë Filip Dainë, nuk e harrojnë kurrma!

Ka banue në rrugën Luigj Gurakuqi në Shkodër. Ishte rrobaqepës.

Ishte jo vetem burrë i moshuem po, edhe i heshtun! Ne e njifshim afër e kryesisht për humorin e hollë dhe shumë të peshuem. Shihej  shumë rrallë ndër dyqane e gjithmonë i përqëndruem ndër mendime.

Pak para meje kishte ardhë tek një barakë këtu në rrugen Badra, pranë shtëpisë së Boriçve dhe Raskejve ku shiteshin barishte e, per fat aty nga 1987 – 1988, kishin fillue me u furnizue me barishte e fruta të freskëta.

Atëditë pritej se vjen spinak. Edhe shitësja kishte ardhë qyshë herët.

Pranë Filipit ishte një djalë i rij rreth 14 a 15 vjeç, që edhe ai po pritte…

Sesi i nepet atij djalit dhe në njësoj kohe i drejtohet Filipit: – “Zotni Filip, a ka me të vërtetë spinaku që po presim me ble në hekur”?!

Filipi e shikon dhe pa u mendue aspak i përgjegjet: – “Ka nji mut, se ba me  pasë hekur, as unë dhe as ti nuk e shohim me sy spinakun, se e kishte mbledhë Elbasani për kombinatin e çelikut… E, nuk na kishte ra në skjep as mue e as ty gjethi i spinaku”!

U mbyll me të qeshun ajo ditë e bukur pranvere! Një ngjarje e vërtetë!

Ky ishte Filip Daija i Shkodrës sonë, gjithmonë me humor!!

 Melbourne, 4 Qershor 2024.

Please follow and like us: