Nazizmi sot: I Hapur dhe i Maskuar
Sot politikanët janë ende të ndjeshëm kundër Nazizmit dhe me shumë të drejtë. Tmerret që bota përjetoi si pasojë e përhapjes së Nazizmit nuk duhet lejuar të përsëriten. Kurrë më!
Para pak kohësh një politikan i njohur i partisë AfD, Maximilian Krah, autor i librit “Politik von rechts. Ein Manifest”, anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 2019, në një nga fjalimet e tij publike bëri një deklaratë që minimizonte krimet e SS. Reagimet ishin tepër të shpejta dhe rrënjësore jo vetëm në Gjermani, por në gjithë Europën. Si rezultat i këtyre deklaratave jo vetëm Maximilian Krah, por e gjithë partia e tij AfD u përjashtuan menjëherë nga zgjedhjet për Parlamentin Europian. Pra, mjaftoi një deklaratë politike para një tubimi të caktuar zgjedhësish, që një politikan, pjesëtar i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe gjithë partia politike që ai përfaqëson të përjashtohet totalisht nga zgjedhjet për Parlamentin Europian. Dhe të mos harrojmë që kjo parti është një parti politike e etabluar dhe vetë Maximilian Krah është aktualisht anëtar i Parlamentit Europian. Reagim shumë i drejtë. Megjithatë duhet thënë se termat “Ekstremist i Djathtë” dhe Nazist shpesh edhe keqkuptohen dhe madje keqpërdoren qëllimisht. Në një artikull të “Global Times” një nga dy gazetat e përditëshme që dalin në Kinë në gjuhën angleze, ministrja e jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, përfaqësuese e partisë të së Gjelbërve: “Partei: Bündnis 90/Die Grünen” cilësohet si një ekstremiste e djathtë. Fakt është se Annalena Baerbock ashtu dhe partia që ajo përfaqëson, janë kundërshtaret më të vendosura të Nazizmit dhe të çdo forme të “Ekstremizmit të Djathtë”.
Në fakt termat Nazist dhe “Ekstremist i Djathtë”, janë keqpërdorur në të kaluarën dhe po keqpërdoren edhe më shumë sot nga demagogët dhe propaganda zyrtare e diktatorëve të vërtetë për të justifikuar veprimet dhe politikat e tyre kriminale. Edhe Vladimir Putini sulmin e tij kundër Ukrainës, që në fakt është një sulm i tipit Nazist, e justifikoi si luftë të domozdoshme për të shkatërruar Nazizmin. Nazist u quajt në mënyrë të paskrupullt nga Putini dhe propaganda zyrtare e Rusisë edhe presidenti i Ukrainës Wolodymyr Oleksandrviç Selenskyj i cili siç dihet botërisht është me origjinë hebrakie dhe pasardhës i atij komuniteti hebere që është shfarrosur në mënyrën më barbare nga Nazistët. Këto fakte dhe shumë të tjera nga politika aktuale bëjnë të domozdoshme të analizojmë dhe të rinxjerrim qartë se cili është Nazizmi i vërtetë.
Shtrohet pyetja: A ka vërtet ringjallje të Nazizmit sot në Europë dhe në botë? Mjerisht po! Në shumë shtete diktatoriale ish komuniste, kur diktatorët panë që sistemi komunist dështoi plotësisht, sidomos në planin ekonomik, zgjodhën si rrugën e shpëtimit të sistemit të tyre diktatorial dhe të ruajtjes së pushtetit të tyre personal, Nazizmin.
Një shembull i qartë për këtë në Ballkan është Sllobodan Millosheviçi dhe Sërbia. Ashtu si Adolf Hitleri, që në fillimin e karrierës së tij doli me parullën e “Bashkimit të Gjithë Kombit e Territorit Gjerman në një Shtet të Vetëm” po ashtu edhe Sllobodan Millosheviçi doli me parullën e bashkimit të gjithë sërbëve në një shtet të vetëm. Millosheviçi dhe shpalli si misionin e tij pushtimin e “të gjithë territorit që i takon legjitimisht Sërbisë dhe gjithë sërbëve”. Po ashtu si Hitleri, edhe Sllobodan Millosheviçi, mendonte se për realizimin e “misionit” të tij ishte krejtësisht legjitime shpërgulja dhe shfarrosja masive. Këto veprime si te Hitleri ashtu edhe te Millosheviçi justifikoheshin me konceptin e “rracës superiore” e cila ka të drejtë të kryejë shpërnguljen edhe madje shfarrosjen e kombeve e racave të tjera inferiore. Millosheviçi kish këtu edhe mbështetjen e plotë të teologjisë dhe të institucionit të kishave Ortodokse Sërbe e Ruse. Paralelizmi midis Nazizmit të Hitlerit dhe metodave të Sllobodan Millosheviçit duken veçanërisht qartë në metodat e propagandës të këtyre regjimeve. Ministri i propagandës së regjimit të Millosheviçit, Aleksander Vuçiç, sot president e sundimtar me pushtet apsolut i Sërbisë, përdorte të njëjtat metoda, klishe, madje edhe parrulla që përdorte kolegu e paraadhësi i tij, minsitri i propagandës së Adolf Hitlerit, Joseph Goebbels. Joseph Goebbels deklaronte se për vrasjen e një SS duheshin ekzekutuar 10, Aleksandër Vuçiç deklaronte se për vrasjen e një sërbi duheshin vrarë 100… Mund të jepnim edhe shumë argumenta të tjerë nga Sërbia e Millosheviçit dje dhe nga Sërbia e Vuçiçit sot, por problemi është shumë më i gjërë dhe na duhet ti kushtojmë kohën analizave të tjera.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se si në Kinë ashtu dhe në Federatën Ruse, përveç fasadës e klisheve propagandistike, të cilat kanë mbetur disi të lidhura me Komunizmin, gjithshka tjetër në këto shtete: në ekonomi, në politikë, në mënyrën e organizimit të ushtrive dhe kudo tjetër gjithshka është organizuar sipas modelit dhe parimeve të Nazizmit. Kjo deklaratë që dikujt mund ti duket shokuese, pasqyron një realitet të pamohueshëm.
Mjerisht sot jetojmë më kohra kaotike. Shpesh shohim se si zyrtarisht e publikisht si e mira quhet e keqe dhe e keqja e mirë, shohim se si xhelatët quhen viktima e viktimat, xhelatë. Po ashtu ngatërrohen e keqpërdoren shpesh edhe termat e konceptet Komunizëm e Nazizëm, etj. Le të analizojmë fillimisht konceptet Komunizëm dhe Nazizëm. Që të dyja këto koncepte përfaqësonë forma shtetërore totalitare të cilat kanë si synim përfundimtar ta shtrijnë sundimin e tyre në gjithë botën.
Komunistët deklaronin se lufta e tyre mbaronte vetëm atëherë kur Komunizmi të triumfonte në të gjitha vendet e botës. Po ashtu edhe Nazizmi dëshironte dhe aspironte sundim botëror. Ndërsa Komunizmi pretendonte se kishte të drejtën të sundonte botën si pasojë e superioritetit të ideve që zotëronte, Nazistët pretendonin se sundimi i gjithë botës u takonte atyre për shkak të supremacisë racore që ata përfaqësonin.
Këtu duhet thënë se koncepti i “supremacisë racore” ka rrënjë të thella në traditat perandorake të Kinës dhe Rusisë. Perandoria Kineze e quante vetveten “Qëndra e Botës”. Po ashtu për shekuj me radhë Perandoria Ruse pretendonte e propagandonte superioritetin e racës ruse e sllave. Edhe pasi u vendos Komunizmi në tekstet shkollore të Rusisë thuhej se të gjitha shpikjet në botë janë bërë nga shkencëtarët rusë. Në tekstet kineze shpikësit ishin kinezë. Në këto tekste edhe në kohën e Mao Ce Dun thuhej se revolucioni industrial në Angli u bë i mundur vetëm sepse anglezët i vodhën shpikjet nga kinezët… Pra, as në Kinë dhe as në Rusi nuk është e vështirë të përhapet nacionalizmi agresiv. Faktikisht kjo tashmë ka ndodhur.
Partia Naziste: Adolf Hitleri me të marrë pushtet politik e transformoi Deutschen Arbeiterpartei (DAP) Partinë e Punëtorëve Gjermanë duke e emëruar Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei (NSDAP) Partia Nacionale Socialiste e Punëtorëve Gjermanë. Ky ndryshim emri pasqyronte edhe ndryshimet politike të programit të tij. Ndryshimi i parë dhe më domethënësi ish: Partia e Punëtorëve Gjermanë duhet të shëndrohej në një parti Nacionale e Nacionaliste, duhet të bëhej një parti politike e cila të kishte si përparësi mbi të gjitha nacionalizmin. Hitleri propagandonte se problemet e puntorisë gjermane do të zgjidheshin kur të zgjidheshin si duhet problemet nacionale (në kundërshtim me programet e partive komuniste që vinin si piksynim kryesor zgjidhjen e problemeve klasore, sociale të punëtorëve).
Gjithashtu termi Nacionale nënkuptonte se kjo parti duhej të ish partia politike që të përfaqësonte dhe të luftonte për interesat e të gjithë Gjermanëve kudo që të ndodheshin, jo vetëm në Germani, por edhe në Austri, Çeki, Poloni, etj.
Termi i dytë që Adolf Hitleri i shtoi emërtimit të partisë ish: Socialiste. Ky term nënkuptonte se kjo parti politike pas interesit Nacional, i cili ish dhe mbetej parësori; kjo parti do të kujdesej për mbarëvajtjen dhe drejtësinë sociale të gjithë shoqërisë, sidomos të punëtorëve. Adolf Hitleri insistonte se kjo parti ish dhe mbetej një parti e punëtorëve; po që do të kujdesej edhe për të gjitha shtresat e shoqërisë.Sipas programit të kësaj partie punëtorët nuk duhet të bënin revolucion dhe të shkatërronin pushtetin e pronarëve (siç propagandonin komunistët). Punëtorët duhet të votonin, po të qe nevoja edhe të luftonin, që të vinte në pushtet NSDAP, partia e tyre. Me të ardhur në pushtet Adolf Hitleri premtonte që ti detyronte pronarët të vinin gjithshka në interes e shërbim të interesave nacionaliste dhe gjithashtu partia dhe Adolf Hitleri (Führeri, Udhëheqësi) do të kujdesej për anën sociale, do të kujdesej që kushtet e punës, paga dhe gjithshka tjetër të ishin optimale. Dhe me ardhjen e Adolf Hitlerit në fuqi u duk sikur të gjitha premtimet po realizoheshin. Pronarët kapitalistë u detyruan tu binden pa kushte diktatit të Adolf Hitlerit. Dhe fillimisht ndryshimet ishin shumë spektakulare: Në një kohë rekord u zhduk papunësia dhe inflacioni, etj., pagat ishin shumë të mira, kushtet e punës e gjithshka tjetër nuk kishin të sharë. Vetë Adolf Hitleri shkonte dhe interesohej në fabrika e kujdesej që punëtorët të mirni pushimin e duhur që të mund të çlodheshin e të ripërtërnin forcat, të kishin kohë për familjen, etj. Në fakt gjithshka ish një “Parajsë e rreme”, një fasadë mashtruese. Ekonomia gjermane në këtë periudhë nuk rritej e drejtohej nga ligjet e ekonomisë, por nga direktivat dhe planet e partisë NSDAP. Vërtet ishin hapur vende pune për të gjithë por këto vende pune, gjithë ky zhvillim spektakular industrial nuk ish rentabël, dhe për këtë arsye ish i predestinuar të dështonte. Ishin hapur shumë fabrika ku në mënyre sekrete po prodhoheshin armatime, që nuk sillnin asnjë fitim e nuk mbulonin shpenzimet. Ndërtoheshin autostrada gjigande, me shpenzime të jashtëzakonshme dhe krejt të panevojshme për nivelin e transportit të kohës, etj., etj. Gjithashtu po ndërtoheshin vepra gjigande, tepër të shtrenjta, të arkitekturës urbane. Kur njëri nga bashkëpuntorët e afërt e pyeti Hitlerin se përse po ndërtoheshin të gjitha ato projekte urbane ai u përgjigj: “Ne do të ftojmë të vijnë këtu përfaqësuesit e Kazakistanit dhe të popujve të tjerë të Azisë etj. Kur të shohin këto ndërtesa e këto rrugë ata do ta kuptojnë se në anën e kujt është fuqia dhe do të dinë anën e kujt të marrin në rast konflikti”.
Gjithashtu Adolf Hitleri krijoi një sistem ushtarak të përbërë nga njësite të cilat kishin një farë autonomie dhe identiteti të veçantë, nuk ishin të integruara përkundrazi të ishin në rivalitet të vazhdueshëm me njëra tjetrën. Secili komandant, secili njësit luftonte për të patur sa më shumë rezultate në stërvitjet që të mund të fitonin favorin e “Führer”-it dhe të siguronin një pozitë sa më të favorshme:
Fillimisht njësiti luftarak më i favorizuar ishte Sturmabteilung (SA, Brigadat e Sulmit). Këto njësite ishin krijuar fillimisht si organizata e klube sportive dhe ishin këto njësite luftarake që e sollën Adolf Hitlerin në pushtet. Komandanti i Sturmabteilung (SA) Ernst Röhm, ish personi më i besuar, personi më i pushtetshëm. Por, Ernst Röhm u azgjësua dhe Sturmabteilung (SA), brenda pak kohësh humbi jo vetëm pozitën drejtuese, por pothuaj u shkri krejt. Vendin e tyre e zuri SS (Schutzstaffel: njësitet e mbrojtjes) .SS fillimisht ish krijuar si një njësit i vogël, që ish garda personale e Adolf Hitlerit. Pas rënies së SA dhe likudimit të Ernst Röhm vendin e tyre e zunë SS. U rrit jashtëzakonisht numuri i ushtarëve të njësiteve SS dhe komndanti i tyre Heinrich Himmler u bë personi më i pushtetshëm pas Adolf Hitlerit.
Në Kinë pas vdekjes se Mao Ce Tung me futjen e reformave të Ten Hsiao Ping (Deng Xiaoping) reforma të cilat u argmentuan ideologjikisht si “Socializmi me Tipare e Karakteristika Kineze”jo vetëm ekonomia, por edhe gjithë shoqëria kineze u largua faktikisht nga modeli marksist, komunist e socialist i ekonomisë. Po të analizojmë sot Kinën, në të gjitha aspektet, shohim sesi “de fakto” janë etabluar të gjitha tiparet e një ekonomie, shoqërie, politike etj.,madje dhe të një ushtrie të ndërtuar sipas modelit të NSDAP, sipas modelit të Adolf Hitlerit. Prej kohësh në propagandën, në procesin e edukimit dhe në gjithshka faktikisht nacionalizmi e ka zënë vendin e internacionalizmit. Kjo duket qartë sot edhe me politikën që bën sot qeveria kineze për shkombëtarizomin dhe asimilimin e pakicave,etj., brenda territorit të Kinës.
Po ashtu, po të analizojmë ekonominë kineze, nuk mund të mos dyshojmë në rentabilitetin e gjithshkaje që prodhohet aty: Gjithshka që prodhohet në Kinë shitet më lirë se prodhimet e çdo vendi, megjith shpenzimet e transportit, etj. Natyrshëm shtohet pyetja: Sa rentabilitet, sa fitim sjell ky prodhim masiv për vetë ekonominë kineze? Përse ka krijuar Kina një ekonomi nga prodhimet e së cilës të fitojnë të tjerët? A drejtohen këto ndërmarje nga parimet ekonomike apo nga direktivat e partisë politike? Cili është synimi final i kësaj politike ekonomike të Kinës?
Si në kohën e Adolf Hitlerit në Gjermani, gjithashtu edhe në Kinë sot shohim projekte gjigande urbane shumë prej tyre kundër çdo logjike ekonomike: P.sh Në Gjermnani u zhvillua teknologjia e trenit “Trans Rapid”. Kjo teknologji doli se është tepër e shtrenjtë dhe aspak rentabël, përkundrasi sjell humbje të mëdha. Gjermania nuk e aplikoi, Kina e mori dhe ka hekurudhën e saj “Trans Rapid”, të vetmen në botë. Përse?
Në kohën e Mao Ce Tung ushtria kineze nuk njihte e nuk pranonte fare gradat.Grada e një komandanti ushtarak përcaktohej nga njësiti që Partia Komuniste e ngarkonte atë të komndonte. Sot ushtria Kineze e ka ndryshuar krejtësisht strukturën e saj. Jo vetëm që janë vendosur gradat, por sot faktikisht ushtria kineze përbëhet nga njësite autonome, në rivalitet me njëra tjetrën, një sistem shumë i ngjashëm me sistemin ushtarak të Adolf Hitlerit.
Sot thuhet zyrtarisht se ekonomia kineze është një ekonomi e tregut, na ka kompani private etj. Po, sa kontroll ka Partia dhe Xi Jinping mbi këto firma private kineze? Për hir të së vërtetës duhet thënë se kontrolli që Xi Jinping ka mbi firmat private kineze është shumë më i madh se kontrolli që Adolf Hitleri kish mbi pronarët dhe ekonominë gjermane.
Me ardhjen në pushtet të Vladimir Putinit edhe ai ndoqi shembullin e Kinës. Filluan të ashtuquajturat privatizime të ekonomisë dhe u krijua shtrsa e oligarkëve rusë. Se sa pronarë janë vërtet këta oligarkë mbi ato që zyrtarisht deklarohet se zotërojnë, duhet analizuar. Nuk janë të ralla rastet kur dikush që sot duket se është një oligark tepër i fuqishëm, nesër është i shpronësuar dhe në burg. Ashtu si edhe në Kinë, nuk janë të paktë ata oligarkë që zhduken pa lënë gjurmë.
Po ashtu shohim sot edhe në ushtrinë ruse njësite autonome, në rivalitet me njëra tjetrën njësoj si strukturat SS, SA, etj të ushtrisë Naziste. Se sa i ashpër është ky rivalitet u duk qartë në luftën e Ukrainës në rivalitetin midis Jevgeni Pirgoshinit dhe ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu. Është shumë interesant edhe fakti që njësiti që komandonte Jevgeni Pirgoshin mbante emrin Wagner: emrin e kompozitorit më të dashur të Hitlerit. Dihet historikisht se nën tingujt e muzikës të së Wagnerit, SS dërgonin në dhomat e gazit mijëra, miliona vetë. Midis tyre edhe shumë rusë. Si u bë e mundur që ky emër ti vihet një njësiti luftarak të ushtrisë Ruse?
Mund të sillnim shumë më tepër fakte si nga Rusia ashtu edhe nga Kina, po për këtë do të na duhej të shkruanim volume të tëra.
Shtrohet pyetja: Çfarë rëndësie ka një analizë e tillë? Çfarë rëndësie ka në qoftë se Kina e Rusia janë shtete që kanë një sistem Komunist apo Nazist në shoqëri, ekonomi, etj.?
Pyetja mund të shtrohet edhe: Përse Adolf Hitleri filloi luftën? Përgjigjja sot në këtë rast është shumë e qartë: Në qoftë se Adolf Hitleri nuk do të kish filluar luftën kolapsi ekonomik i Gjermanisë do të ish i plotë. Gjermania e kish të domozdoshme të pushtonte dhe të gllabëronte ekonominë e vendeve të tjera që të mund të mbijetonte. Sistemi Nazist i organizimit të shoqërisë i dha mundësi Hitlerit të mobilizonte gjithë kombin gjerman për një ndërmarje të tillë.
Në qoftë se është e vërtetë që Rusia dhe Kina janë shtete që faktikisht janë ndërtuar sipas sistemit Nazist a nuk përbëjnë këto një rrezik real siç ish dikur Gjermania Naziste e Hitlerit? A është sulmi kundër Ukrainës një rastësi, një fenomen i çastit apo pjesë e një strategjie të madhe që buron nga vetë sistemi politiko-shoqëror i Rusisë së sotme?
Po Kina? A e ka të nevojshme sot Kina hapjen e një lufte ashtu siç e kish Adolf Hitleri dikur?
Mbi çfarë baze, çfarë qëllimesh strategjike ka aleanca Kinë, Rusi, Iran, etj?
Këto pyetje duan përgjigje, këto fakte duhen analizuar me thellësi sot, në mënyrë që të mos jemi të papregatitur për atë që do të ndodhë nesër.
—————————
Nazism Today: Open and Disguised
Politicians today are still sensitive against Nazism, and quite rightly so. The horrors that the world experienced because of the spread of Nazism must not be allowed to repeat themselves. Never again!
A little while ago, a well-known politician of the AfD party, Maximilian Krah, also a member of the European Parliament since 2019, in one of his public speeches made a statement that minimized the crimes of the SS. The reactions were extremely fast and radical, not only in Germany, but throughout Europe. As a result of these statements, not only Maximilian Krah, but his entire AfD party were immediately excluded from the elections for the European Parliament. So, just a political statement before a certain gathering of voters was enough for a politician, a member of the European Parliament since 2019, and the entire political party he represents to be totally excluded from the elections for the European Parliament. Very fair reaction: The horrors that the world experienced because of the spread of Nazism must not be allowed to repeat themselves. Never again!
However, it must be said that the terms “Right-wing Extremist” and Nazi are often misunderstood and even intentionally misused. In an article in the “Global Times,” a daily newspaper that is published in China in English, the German Foreign Minister Annalena Baerbock, representative of the Green Party: “Partei: Bündnis 90/Die Grünen” is described as a “Right-wing Extremist”.
The fact is that Annalena Baerbock and the party she represents are the staunchest opponents of Nazism and any form of “Right-Wing Extremism”.
In fact, the terms Nazi and “Right Wing Extremist” have been misused in the past and are being misused even more today by demagogues and official propaganda of real dictators to justify their criminal actions and policies. Even Vladimir Putin justified his attack against Ukraine, which is in fact a Nazi-type aggression, as a necessary act of war to destroy Nazism. The President of Ukraine Volodymyr Oleksandrovich Selensky was unscrupulously called a Nazi by Putin and the official propaganda of Russia. Selensky in fact is of Jewish origin and a descendant of the Jewish community that was exterminated in the most barbaric way by the Nazis. These facts and many more from current politics make it necessary to analyze and clearly re-examine what the real Nazism is.
The question arises: Is there really a revival of Nazism today in Europe and all over the world? Unfortunately, yes! This transition has actually happened in many former Communist dictatorial states. Many of the former Communist dictators, when they realized that the communist system failed completely, especially in economy plan, they chose Nazism as the best way to save their dictatorial system and preserve their personal power.
A clear example of this in the Balkans is Slobodan Milosevic and Serbia. Like Adolf Hitler, who at the beginning of his career came out with the slogan of “Unification of the Entire German Nation and Territory in a Single State”, Slobodan Milosevic also came out with the slogan of the unification of all Serbs in a single state. Milosevic announced as “his mission” the conquest of “all the territory that legitimately belongs to Serbia and all Serbs”. Just like Hitler, Slobodan Milosevic also thought that for the realization of his “mission” mass displacement and extermination was completely legitimate. These actions of both Hitler and Milosevic were justified with the concept of a “superior race” which has the right to deport and even to exterminate the persons that belong to inferior nations and races. Milosevic had also the full support of the theology and the institution of the Serbian and Russian Orthodox churches. The parallels between Hitler’s Nazism and Slobodan Milosevic’s methods are particularly clear in the propaganda methods of these regimes. The former propaganda minister of the Milosevic regime, Aleksander Vučić, today the president and absolute ruler of Serbia, used the same methods, clichés, and even slogans that his colleague and predecessor, Adolf Hitler’s propaganda minister, Joseph Goebbels, used. Joseph Goebbels declared that 10 should be executed for the murder of an SS, Aleksandr Vucic declared that 100 should be killed for the murder of a Serb… We could give many other arguments from Milosevic’s Serbia yesterday and from Vucic’s Serbia today, but the problem it is much broader and we must dedicate our time to other analyses.
For the sake of the truth, it must be declared clearly and openly that both in China and in the Russian Federation, apart from the facade of propaganda clichés, which have somehow remained connected with Communism, everything else in these countries: in the economy, in politics, in the way of organizing armies and everywhere else; everything is organized according to the model and principles of Nazism. This statement that may seem shocking to some, is based on solid facts and reflects an undeniable reality.
Unfortunately, we live in chaotic times today. We often see how officially and publicly good is called bad and evil good, we see how executioners are called victims and victims, executioners, etc. Likewise, the terms and concepts of Communism and Nazism, etc., are often confused and misused. Let us first analyze the concepts of Communism and Nazism. Both these political concepts represent totalitarian state forms which have as their ultimate goal to extend their rule over the whole world.
The Communists openly declared that their war would end only when Communism had triumphed in all the countries of the world. Likewise, Nazism wanted and aspired world domination. While Communism claimed that it had the right to rule the world because of the superiority of the ideas it possessed, the Nazis claimed that the rule of the whole world belonged to them because of the racial supremacy that they represented.
It must be said here that the concept of “racial supremacy” has deep roots in the imperial traditions of China and Russia. The Chinese Empire called itself the “Center of the World”. Likewise, for centuries the Russian Empire claimed and propagated the superiority of the Russian and Slavic race. Even after Communism was established in Russian textbooks it was said that all inventions in the world were made by Russian scientists. In the Chinese texts most, if not all the inventors were Chinese. In these texts even at the time of Mao Tse Tung, it was said that the industrial revolution in England was made possible only because the English stole inventions from the Chinese…. So, neither in China nor in Russia is it difficult to spread aggressive nationalism. In fact, this has already happened.
Nazi Party: The first political reform that Adolf Hitler applied after he received power was to transform Deutschen Arbeiterpartei (DAP) (German Workers’ Party) by changing its name into the Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei (NSDAP) the National Socialist German Workers’ Party. This changes in the name in fact reflected the political changes according to Hitlers political program. The first and most significant change was: The German Workers’ Party should be transformed into a Radical Nationalist party; it should become a political party that prioritizes nationalism above all. Hitler propaganda was that the problems of the German workers can be successively solved only when the national problems were solved properly (in contrast to the programs of the Communist parties which declared that it was necessary to solve the social problems of the all workers in international level first, and then the national problems will be solved automatically.)
Also, the term National meant that this party had to be the political party that represented and fought for the interests of all Germans wherever they were, not only in Germany, but also in Austria, the Czech Republic, Poland, etc.
The second term that Adolf Hitler added to the name of the former party was : Socialist. This term meant that this political party would take care of the welfare and social justice of the whole society. Adolf Hitler insisted in the fact that his party was and remained primarily a workers’ party. According to the program of this party, the workers should not make a revolution and destroy the power of the owners (as the communists propagated). The workers had to vote, if necessary, even fight, for the NSDAP, their party, to come to power. Adolf Hitler promised that after he came to power, he would force the owners of the factories, etc., to submit their personal interests to needs of the nation. The party NSDAP and Adolf Hitler (Führer) (Leader) himself promised that he personally would take care that working conditions, wages, and everything else to be optimal. And with the arrival of Adolf Hitler in power, it seemed as if all the promises were coming true. The capitalist owners were forced to obey unconditionally the dictates of Adolf Hitler. And initially the changes were very spectacular: In a very short time unemployment and inflation disappeared, etc., wages were very good, working conditions and everything else really became as it was promised. Adolf Hitler himself went and personally checked everything, and with a determination that was admired by all punished every injustice.
In fact, everything was a “false Paradise”, a deceptive facade. In fact, the German economy in this time was governed by the laws of the economy, but by the directives and plans of the NSDAP party. Indeed, jobs were opened for everyone, and the people were well paid, but these jobs, all these spectacular industrial developments were not made according to the logic and the lows of economy, for this reason everything was predestined to fail. Many factories were opened where weapons were being produced in a secret way, an activity which did not bring any profit and did not cover the expenses.
Giant highways were built, with extraordinary expenses and completely unnecessary for the level of transportation of the time, etc., etc. Huge, very expensive works of urban architecture were also being built. When one of the close collaborators asked Hitler why all those urban projects were being built, he replied: “We will invite the representatives of Kazakhstan and other peoples of Asia, etc. to come here. When they see these buildings and these roads, they will understand whose side the power is on and they will know whose side to take in case of conflict.”
Also, Adolf Hitler created a military system consisting of units that had a certain autonomy and separate identity. These military units were not integrated, did not had real cooperation with each other, but instead were in constant rivalry with each other. All these units were depending totally on Adolf Hitler personally. Each commander, each unit fought to have as many results as possible in the exercises so that they could win the favor of the “Führer” and secure a position as favorable as possible:
Initially the most favored combat unit was the Sturmabteilung (SA) (Assault Brigades). These units were originally created as sports club organizations and it was these combat units that brought Adolf Hitler to power. Sturmabteilung (SA) commander Ernst Röhm, was for a time most trusted person of Adolf Hitler, and because of this most powerful person. But Ernst Röhm lost Hitler’s favor. Then he was executed and the Sturmabteilung (SA) immediately lost not only its leading position, but was almost completely dissolved. Their place was taken by the SS (Schutzstaffel: defense units). The SS was originally created as a small unit, which was Adolf Hitler’s personal guard. After the fall of the SA and the overthrow of Ernst Röhm, their place was taken by the SS. The number of SS soldiers increased tremendously and their commander Heinrich Himmler became the most powerful person after Adolf Hitler.
In China after the death of Mao Tse Tung with the introduction of the reforms of Ten Hsiao Ping (Deng Xiaoping), reforms which were ideologically argued as “Socialism with Chinese Characteristics” not only the economy, but also the entire Chinese society actually moved very far away from the Marxist model. If we carefully analyze China today, we find out that in China “de facto” today is if firmly established an economy, society, politics, etc., according to the model of the NSDAP, according to the model of Adolf Hitler. For a long time, aggressive nationalism has taken the place of internationalism in the state propaganda, in the schools and education programs, and in virtually everything. This is also clearly made visible today in the policy of the Chinese government toward Christians, Uyghurs, and other minorities, within the territory of China, etc.
Likewise, if we analyze the Chinese economy, we cannot but doubt the profitability of everything that is produced there: Everything that is produced in China is sold cheaper than the national products of any country, despite the costs of transportation, etc. It is very logical to raise the question: How much profitability, how much profit does this mass production bring to the Chinese economy itself? Why has China created such a model of an economy by whose products the others profit more than the Chinese themselves? Are these undertakings guided by economic principles or by political party directives? What is the ultimate goal of this policy of China?
As in the time of Adolf Hitler in Germany, also in China today we see giant urban projects, many of them developed against any sound logic that is based in the principles of the laws of economy: For example, in Germany was developed the technology of the “Trans Rapid” train. This technology turned out to be very expensive and not profitable at all, on the contrary, it brings huge losses. Germany did not apply it, for very good reasons. Strangely China took it and now has its own “Trans Rapid” railway, the only one in the world. Why?
At the time of Mao Tse Tung, the Chinese army did not recognize or accept ranks at all. The rank of a military commander was determined by the unit that the Communist Party assigned him to command. Today, the Chinese army has completely changed its structure. Not only have the ranks been established, but today the Chinese army actually consists of autonomous units, in rivalry with each other, a system very similar to Adolf Hitler’s military system.
Today it is officially said that the Chinese economy is a market economy; we have private companies, etc. Yes, but how much control does the Party and Xi Jinping have over these private Chinese firms? For the sake of truth, it must be said that the control that Xi Jinping has today over the private Chinese Companies is much greater than the control that Adolf Hitler once had over the owners of the German economy.
When Vladimir Putin came to power, he also followed China’s example. The so-called privatizations of the economy began and as a result Russian oligarchs emerged. The question is: How much do these oligarchs really own that what they officially claim to own. These facts really need to be analyzed. In fact, how many times we have seen someone who today seems to be a very powerful oligarch, tomorrow is dispossessed and in prison. As in China, also in Rusia there are oligarchs who disappear without a trace.
We also see autonomous units in the Russian army today, in rivalry with each other, build according to the models of SS, SA, etc. How fierce is the rivalry between the different units inside the Russian army was clearly seen in the Ukrainian war in the rivalry between Yevgeny Pirgoshin and the Defense Minister Sergei Shoigu. It is also very interesting that the unit commanded by Yevgeni Pirgoshin was named after Wagner: the name of Hitler’s favorite composer. It is known historically that in the sound of Wagner’s music, the SS sent thousands, millions of people to the gas chambers. Among them were many Russians. How was it possible that this name was given to a combat unit of the Russian army? How could Vladimir Putin agree with such a fact?
We could bring much more facts from both Russia and China, but for that we would have to write whole volumes.
The question arises: What is the importance of such an analysis? What does it matter if China and Russia are countries that have a Communist or Nazi system in society, economy, etc.?
The question can also be asked: Why did Adolf Hitler start the war? The answer in this case is very clear: If Adolf Hitler had not started the war, the economic collapse of Germany would have been complete. Germany had to conquer and devour the economy of other countries to survive. The Nazi system of organizing society enabled Hitler to mobilize the entire German nation for such an undertaking.
If it is true that Russia and China are states that now are actually built according to the Nazi models, do they also constitute today the same danger as Hitler’s Nazi Germany once was? Is the attack against Ukraine a coincidence, a momentary phenomenon or part of a grand strategy that stems from the very political-social system of today’s Russia?
What about China? Does China need to open a war today, as Adolf Hitler once did, in order to escape an economic collapse?
On what basis, what strategic goals does the China, Russia, Iran, etc. alliance have?
These questions need answers, these facts need to be analyzed in depth today, so that we are not unprepared for what will happen tomorrow.