Selaudin Guma: Luzati
Si gjerdan i ndritshëm i një mali
Që rrallë mund ta ketë bota
Ashtu është buza e bredhit
Si smeraldet që ka toka.
Degët mbuluar me rruaza
Nga cdo anë po ashtu
Poshtë tyre një mozaik
Plot dëborë dhe blirë të kuq.
Kataraktet pa mbarim
S’flet dot kush si janë krijuar
Por dikur në kohë të hershme
Me shpërthim janë formësuar.
Sa ujëvara, rrathë ylberi
Dalin befas nga shkëmbenj
Pemët si kurorë rreth tyre
Hijeshi bëjnë tej e tej.
Edhe myshku ngjyrë mjalti
Lule të rralla pëmbi tokë
Simfonia natyrore
Është këtu për jetë e mot.
Please follow and like us: