Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Aegimius ose Agimi

Hesiodi
Hesiodi dhe Homeri kanë jetuar në të njëjtën kohë rreth shekullit VIII pes. Të dy ishin poetë; njëri i këndoi luftës dhe tjetri perëndive. Thuhet se mes tyre ishte zhvilluar edhe një konkurs, që Hesiodi thotë se e fitoi. Ata ishin kushërinj. Ndërsa Homeri shkroi ‘Iliadën’ dhe ‘Odisenë’, Hesiodi shkroi ‘Aegimius’, nga e cila vetëm disa citate kanë mbetur.
Aegimus ishte paraardhësi mitologjik i Dorianëve, i cili përshkruhet si mbreti dhe ligjvënësi i tyre në kohën kur ishin ende duke banuar në pjesët veriore të Thesalisë.
Aegimius i kërkoi Herakliut ndihmë në një luftë kundër Lapithëve dhe, në shenjë mirënjohjeje, i ofroi një të tretën e mbretërisë së tij. Lapitët u pushtuan, por Herakliu nuk e mori territorin e premtuar dhe ia la në besim mbretit, i cili duhej ta ruante për bijtë e Herakliut.
Aegimius kishte dy djem, Dyman dhe Pemphyl, të cilët migruan në Peloponez. Ata konsiderohen si paraardhësit e dy degëve dorike, ndërsa dega e tretë, Hylleans, mori emrin nga Hyllas, i biri i Herakliut.
Poema epike “Aegimius”, nga e cila kanë mbërritur vetëm disa fragmente, i atribuohet herë Hesiodit dhe herë Cerkopit të Miletit. Autori thotë në librin e dytë se Thetis i hidhte fëmijët që kishte nga Peleu në një kazan me ujë, sepse donte të mësonte se kush prej tyre ishte i vdekshëm… Dhe pasi shumë kishin vdekur, Peleu e pengoi të hidhte djalin tjetër, Akilin.
Epika hesiodike ka mbijetuar në më pak se një duzinë citime dhe duket se ka qenë pjesërisht e lidhur me mitin e Ios dhe Argos.
Hesiodi thotë se Io ishte e bija e Peiren. Ndërsa mbante detyrën e priftëreshës së Herës, Zeusi e joshi dhe, i zbuluar nga Hera, e preku vajzën dhe e ktheu në lopë, ndërsa u betua se nuk kishte marrëdhënie me të. Hesiodi thotë se “betimet që prekin çështjen e dashurisë nuk e largojnë zemërimin nga perënditë”. Zeusi e çoi Ion  në ishullin e bukur Abantis, siç e quanin perënditë, por Zeusi e quajti Eubea sipas lopës. Hera vendosi mbi të një roje, Argusin e madh dhe të fortë, i cili me katër sy shikonte në çdo anë. Hermesi e vrau Argusin, bariun e Ios. Dhe autori i “Aegimius”, thotë: “Atje, një ditë, do të jetë vendi im i freskimit, o udhëheqës i popullit”, i cili ishte vendosur atje në tre grupe, prandaj u quajtën të trefishtë, “sepse e ndanë tokën larg vendit të tyre, në Kretë”, ku u vendosën: pellazgët, akejtë dhe dorianët. Dhe këta u quajtën “Njerëz të Trefishtë”.
Hesiodi tregon gjithashtu historinë në Eoiae të Madhe… Magnes ishte djali i Argusit dhe Perimeles, vajzës së Admetit, dhe jetonte në rajonin e Thesalisë, në vendin që njerëzit e thërrisnin pas tij, Magnes. Ishte Emathia.

Hermesi bëri planin për të marrë tufën e bagëtive të Apollonit që kullosnin në të njëjtin vend me bagëtitë e Admetus. Fillimisht hutoi qentë që ruanin; ata harruan lopët dhe humbën fuqinë e lehjes. Pastaj mori dymbëdhjetë mëshqerra dhe njëqind lopë që nuk ishin futur kurrë në zgjedhë; i çoi ato nëpër vendin e Pellazgëve në Akaenë në tokën e Phthias; pastaj përmes Lokris, Boeotisë dhe Megaris, dhe që andej nëpërmjet Korintit dhe Larisës, derisa arriti në Tegea. “Prej andej vazhdoi nëpër malet e Likesë, kaloi Maenalusin dhe ato që quhen postë rojet e Batos”. Tani ky Bato jetonte në majë të shkëmbit dhe kur dëgjoi zërin e mëshqerrave, doli nga vendi i tij dhe e kuptoi se bagëtitë ishin vjedhur. Kështu ai kërkoi një shpërblim për të mos i treguar askujt. Hermesi i premtoi se do t’ia jepte me këto kushte dhe Bato u betua të mos i thoshte asgjë askujt për bagëtinë. Por, kur Hermesi i fshehu në një shpellë pranë Korifasiumit me pamje nga Italia dhe Sicilia, ai erdhi përsëri te Bato dhe i tha t’i qëndronte besnik siç ishte betuar, duke i ofruar një mantel. Batos nuk i pëlqeu shpërblimi dhe Hermesi i zemëruar e goditi me shkopin e tij, “duke e shndërruar Baton në shkëmb”, thotë Hesiodi rreth vitit 750 p.e.s.
Please follow and like us: