Albspirit

Media/News/Publishing

Selaudin Guma: Mirënjohje Sadik Bejkos dhe Bardhosh Gaçes

 

 

 

 

Profesor Sadik Bejkos

i lexova dhe i rilexova përshtypjet tuaja si dhe analizën e poezive të mia të thjeshta dhe modeste në dy librat poetikë “Ligjërimet e pyllit” dhe “Vendlindja ime”. Sinqerisht të falenderoj nga zemra dhe të jam mirënjohës për vlerësimet e larta që më keni bërë. Ju keni vlerësuar shpirtin tim të sinqertë, të shprehura në disa poezi, ndoshta “adoleshente’ për moshën që kam. Edhe sikur të përpiqesha të shprehja dhe të shkruaj për vetveten, nuk do të mundja kurrë të formoja ato fjalë, fjali e fraza sa filozofike aq edhe mbresëlënëse. Ne kemi pak kohë që njihemi, por duket sikur njhemi gjithë jetën dhe ju keni zënë vend të veçantë në jetën time. Jam me fat që kam lexuar dy librat e tu me poezi: “Këngët e Solomonit” dhe “Kalorësit e shiut”, përbledhje kjo me poezi të zgjedhura të krijuara përgjatë më shumë se katër dekada.

 

Profesor Bardhosh Gaçes

Të jam shumë mirënjohës për analizën që i keni bërë përmbledhjes sime të parë poetike “Ligjërimet e pyllit”. Ju jeni njohës me themel i letërssisë shqipe, në veçanti të poezisë, duke publikur edhe një nga librat më të mirë antologjikë me poetë nga të gjitha viset shqiptare. Më pëlqeu shumë përshkrimi juaj brilant kur flisje për Tepelenën, për qiellin mbi Luzat, ku në një hapësirë pesë hektar me qiellin blu qëndrojnë varur natën yjet dhe hëna që i udhëheq drejt perëndimit. Nuk di çfarë fluri qiellor mundesh ti të shprehesh për poezitë e mia, shtrydhur në nktarine inteligjencës suaj duke më lumturuar në moshën time 75-vjeçare, kur ylli i Sabietit dhe Hëna lozonjare kalojnë mbi mallet e vendlindjes sime tek Buza e Bredhit, drejt Çipinit e Detit Jon. Shqipja ka mijëra fjalë të bukura, por mirënjohja është më e bukura, më e hijshmja dhe kurora e të gjithave.

Please follow and like us: