Astrit Lulushi: Fabula
Midas; i magjepsur dhe i mallkuar. Mori ar; çdo gjë që prekte iu bë flori, dhe me veshët e tij të gjatë, sa më i vogël aq më mirë. Midas i kishte gjykuar gabim tonet e muzikës së qiejve; Ai kishte fyer Apollonin dhe perënditë, dhe ata ia plotësuan dëshirën, e kthyen të gjithë në ar dhe ai mbeti pangrënë.
Sa e vërtete me këto përralla të lashta. Për shembull, ajo Fabula tjetër e vjetër e Sfinksit, i cili u ul buzë rrugës, duke u kërkuar njerëzve që kalonin të shpjegonin enigmën, dhe nëse nuk mund t’i përgjigjeshin, ai i shkatërronte.
Një Sfinks i tillë është jeta, për të gjithë njerëzit dhe shoqëritë. Natyra është e bukur, si Sfinksi; fytyrë e një perëndie, me duart që përfundojnë në kthetra dhe trup luaneshe. Ka në të një pamje, që do të thotë rend qiellor; delikatesë ndaj urtësisë; por edhe një egërsi, fatalitet, që krijon terr për atë që e injorojnë; si njeriu gjysmë i burgosur i mbështjellë me kaos. Dhe, a nuk na vë përpara ky Sfinks, gjëegjëza për t’i zgjidhur? Secilin e pyet me zë të butë, por me një domethënie të tmerrshme: “A e dini kuptimin e kësaj Dite? Çfarë mund të bëni sot – përpiquni ta bëni me mençuri”.
Natyra, Universi, Fati, Ekzistenca, sido që ta emërtojmë këtë të paemërtueshme në mes të së cilës jemi, është si një ankth pushtimi për ata që mund t’i dallojnë porositë e Sfinksit dhe t’i zbatojnë; kush nuk mundet, rrënohet.
Për t’iu përgjigjur gjëegjëzës duhet mençuri, ose hidhu në krahun tjetër të rrugës. Natyra është luaneshë memece, e shurdhër ndaj lutjeve. Dhe njeriu duhet të jetë ose rebel ose i bindshëm.
Please follow and like us: