Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Hylli 

 

Shumë nga ata që janë marrë me historinë e lashtë kanë devijuar nga e vërteta, pasi kanë shkruar për interesat e tyre ose të atyre që u kanë shërbyer. Burimet e lashta janë transformuar ose historianët kanë heshtur për ato që kanë gjetur. Një nga autorët e lashtë që është marrë me mitologjinë ose historinë e asaj kohe ka qene Hesiodi në shekujt 9-të dhe 8-të para erës sonë, kohë e lulëzimit të letërsisë epike ku dallohej Homeri. Të tjerë të lashtë si Herodoti, Platoni, Aristoteli, Plutarku etj., dolën disa qindra vjet më pas.
Në Theogoninë e tij, Hesiodi shkruan:
“Ka një tokë që quhet Ellopia me shumë lumenj dhe livadhe të pasura, tufa dhish e delesh dhe lopë të shumta. Aty banonin shumë fise njerëzish. Dhe mbi kufirin e tij ishte ndërtuar një qytet, Dodona; Zeusi e donte atë dhe e caktoi si orakullin e tij, të nderuar nga njerëzit…Dhe ata (pëllumbat) jetuan në zgavrën e një lisi. Kushdo që shkonte në atë vend dhe pyeste perëndinë e pavdekshëm sillte dhurata me ogur të mirë. Aty banonin Thesprotët (fis pellazg. sh. im).
Nga njerëzit aty, ishte një i quajtur Meleagër. Të gjithë ata që do të kishin guxuar ta luftonin atë me shtizë ose të hidhnin akuza kundër tij, përveç Herakliut, pasardhës me zemër të madhe i Alkeut, do të kishin vdekur; i tillë ishte Meleager i fortë e i dashur për Aresin, djalin e e Eneusit dhe Althaeas. Nga sytë e tij të egër shkëlqente një zjarr i mrekullueshëm: dhe një herë në Kalidonin e epërm, ai vrau bishën shkatërruese, derrin e egër. Në luftë dhe në grindje të tmerrshme asnjë nga heronjtë nuk guxoi të përballej me të, kur ai shfaqej. Por Meleager u vra nga duart dhe shigjetat e Apollonit, ndërsa po luftonte me Kuretët për Kalidonin e këndshëm.
Dhe këtyre të tjerëve i lindën Oeneusi; Feresi, zbutës kuajsh; Agelausi, që ia kalonte të gjithë të tjerëve; Tokseusi; Klimeni; Perifa;, Gorga me flokë të bukura; dhe Deianeira e mençur, e cila ra në dashuri me Herakliun e fuqishëm dhe i lindi Hylli, Gleni, Cesipi dhe Odita. Këto Deianeira i barti, dhe me padije bëri një gjë të frikshme, kur veshi robën e helmuar që i solli vdekjen…”.
Dhe Hylli, e dimë kush është; prej tij dolën Ilirët e më tej.
Please follow and like us: