Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: M’U KUJTUE AT KONRRAD GJOLAJ…

 

AT KONRRAD  GJOLAJ O.F.M.

 

Lexova kur kishte ngordhë edhe krimineli Aranit Çela…

Mu kujtue i Ndjemi At Konrad Gjolaj, kur më pat tregue:

Ishte viti 1993. Porsa kishte ardhë në Shqipni Nunsi Apostolik mbas 1945, Imzot Ivan Dias. Ishin mbledhë të gjithë klerikët katolikë shqiptarë n’ Argjipeshkvi të Shkodrës dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodres. Ai kishte ndigjue se At Konrrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Ever Hoxha… Me ngacmue At Konrradin e thrret dhe e pyet: “At Konrad, po ba me të ngja yy dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e Parrizit, aty ke me gjetë Shën Pjetrin dhe, ai ka me të tregue se para se me vdekë Everi, asht ‘pendue’ dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba Ju i nderuemi At Konrad”?

– At Konrrad Gjolaj, e shikon Nunsin Apostolik në sy dhe i përgjegjet atyperaty: “Pa i thanë as mir’u pafshim, shkoj fillë e në fund të Ferrit e jam ma rahat aty, se të paktën nuk ia shof as surratin Ever Hoxhës dhe asnjenit prej shokëve të tij vrastarë”!

Edhe unë mendova me vete: Sa shkodranë sot nga ata dymijë e sa vetë që janë pushkatue vetëm në Shkodër, me firmën e kriminelit Aranit Çela, do të kishin ik në Ferrin e pafund… Vetëm mos me pa surratin e vrasësit të tyne kriminel?!

E tmershme me e mendue?…

Nuk besoj se ka edhe një shtet tjetër në botë, me vrasës katila “të pafajshem”, si Shqipnia! E deri kur kështu, o shqiptar?!

Të sunduem nga bijtë hajdutë të kriminelave të djeshëm?!

Melbourne, 8 Qershor 2024.

Please follow and like us: