Raport javor i Institutit Octopus mbi veprimet e Serbisë kundër Kosovës
Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ka bërë një përmbledhje javore të veprimeve të Serbisë të cilët e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në raport nuk janë të përfshirë dy incidentet e fundit sa i përket arrestimit të spiunëve të BIA-së në veri të Kosovës dhe Ferizaj, por për këto dhe tema të tjera Instituti Octopus është duke përgatitur raporte të veçanta.
Ushtria e Serbisë vazhdon mobilizimin ushtarak
Ushtria serbe ka zhvillua trajnime të rëndësishme me pjesëtarët e skuadronit gjuajtës-bombardues nga brigada e 98-të e aviacionit në aeroportin ushtarak “Morava” afër Kralevës ata këto ushtrime janë duke i kryer me aeroplanin sulmues “Orao”. Trajnimi u mbajt për ofrimin e mbështetjes ajrore të forcave tokësore dhe speciale në operacionet luftarake.[1]
Forcat ajrore vazhdojnë të pajisen me armatim
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Bratislav Gashiq ka vizituar komandën ajrore të forcave të mbrojtjes në Zemun. Ai ka thënë se forcat ajrore janë pjesë kyçe e sistemit mbrojtës të Serbisë. “Me prokurimin e sistemeve raketore kundërajrore FK-3 dhe Pantsir, helikopterëve Mi-35 dhe H-145, radarëve me rreze të gjatë GM-400 dhe avionëve të pilotuar në distancë, gatishmëria luftarake e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore u forcua ndjeshëm. . Udhëheqja shtetërore dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për pajisjen e mëtejshme me mjete moderne për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave në lidhje me kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore. Vendi ynë po zhvillohet, po bëhet më i fortë ekonomikisht dhe ne mund të ndajmë më shumë para për mbrojtjen tonë. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që Forca jonë Ajrore të forcohet me avionë të rinj, sepse vetëm Forca Ajrore e fortë dhe Forcat e Armatosura të fuqishme serbe mund të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë ne”, tha ministri Gashiq. Ministri Gashiq ka theksuar se në periudhën e ardhshme një nga prioritetet do të jetë përkujdesja për njerëzit dhe se do të punohet më tej në përmirësimin e pozitës materiale të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë.[2]
Vazhdon rekrutimi i “vullnetarëve” në ushtrinë serbe
Në Serbi ka vazhduar stërvitja e ushtarëve “vullnetarë” ku trajnimet e tyre do të zgjasin për tre muaj. Për një muaj e gjysmë ata do të stërviten për përdorimin e armëve të lehta personale, kryerjen e veprimeve dhe procedurave taktike në luftim si dhe roje, duke përmirësuar njëkohësisht edhe aftësitë e tyre fizike. Më pas ata do të marrin trajnime individuale të specializuara në mënyrë që të mund të kalojnë në njësinë e Forcave të Armatosura të Serbisë për trajnime kolektive dhe të përfshihen në detyrat ditore së bashku me stafin profesional.[3]
Hungaria armatos Serbinë
50 autoblinda BTR-80A i janë dhuruar Serbisë nga Hungaria. Ato janë bartur në kazermën në Pançevë. Automjetet e blinduara me ngasje 8X8 janë të armatosura me topa automatikë sovjetikë/rus 2A72 të kalibrit 30mm (KPB Tula). Parashikohet që deri në fund të këtij viti të riparohen 30 automjete tjera, pas së cilës ato do t’i bashkohen batalionit të blinduar të zbulimit me seli në Nish (makinat e blinduara luftarake-zbuluese BRDM-2MS). Pas kësaj, është planifikuar të integrohet një paketë moderne pajisjesh që do të rrisë aftësitë e tyre në një nivel edhe më të lartë, përmes instalimit të një sistemi kontrolli zjarri (SUV), një sistemi komandimi dhe informacioni plus një rritje në nivelin e mbrojtjes së armaturës. Duhet theksuar se muajin e ardhshëm pritet të dorëzohen edhe 16 automjete të këtij lloji, në mënyrë që numri total i tyre të rritet në 66 njësi (më shumë se 2 batalione të plota), ku një numër i caktuar do të përdoret për pjesë këmbimi. Nëse realizohen vlerësimet fillestare, të cilat thonë se një grup prej 50+16 BTR-80A (një pjesë e të cilit do të përdorej për mirëmbajtje) do të hynte në batalionin e blinduar të zbulimit në Nish, mund të llogaritet edhe një ndryshim në formimin e tij. ku ky batalion do të shndërrohej në një brigadë të motorizuar, sepse tashmë ka rreth 30 BRDM-2MS. Nuk duhet të harrojmë batalionin e tankeve me OBT T-72MS.[4]
Republika Srpska pritet të mbaj referendum për pavarësi
Millorad Dodik, president i Republika Srpska ka paralajmëruar që do të ketë një referendum për ndarjen e kësaj pjese nga Bosnja dhe Hercegovina, por për këtë ai ka thënë se akoma nuk ka një datë të caktuar.[5]
Kuvendi i Madh Serb
Me datën 08.06.2024 pritet që të mbahet Kuvendi mbarë-serb ku do të takohen qeveria e Serbisë dhe Vuçiqi në cilësinë e Presidentit bashkë me Qeverinë e Millorad Dodikut. Ky Kuvend mbahet tani pasi u shty nga data 06.04.2024 për arsye që të mbahej pas votimit për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Ky takim ishte kumtuar në fillim si një Kuvend ku do të ishte pjesë edhe kisha serbe, por që në itinerar tani është paraqitur pak më ndryshe. Megjithatë, i gjithë solemniteti do të nisë pas takimit me përfaqësues të kishës dhe lutjeve.[6]
Këtu pritet që të marrë formë zyrtare edhe pse ndoshta jo publikisht strategjia “Bota Serbe”.
Vulin del hapur për qëllimet e Serbisë
Aleksandër Vulin që mban postin e zëvendëskryeministrit në Serbi, së fundmi në një intervistë ka shpalosur gjitha qëllimet e Serbisë për “Botën Serbe”. Aty ai flet për kinse imponimet që i janë bërë Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe për Kosovën nga perëndimoret duke shfaqur qëllimet e tyre për ta çliruar rajonin nga këto imponime perëndimore. Nga kjo intervistë shohim qëllimet e qarta që ka Serbia për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Republika Srpskan pasi për të gjitha deklarohet dhe shpreh tërthorazi synimet e Serbisë.[7]
Konkluzione
Vizitat e vazhdueshme të Gashiçit nëpër kazerma, deklaratat e tij, ushtrimet, mobilizimet dhe rekrutimet e vazhdueshme në ushtrinë serbe në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi në fushën e armatimit me Hungarinë, deklaratat e hapura të Vulinit dhe Dodikut dhe mbajtja e Kuvendit të madh serb janë faktor të qartë për qëllimet e hapura të përgatitjes për luftë të Serbisë. Këto përgatitje nuk janë për qëllime mbrojtëse por sulmuese dhe në momentin e dhënies së hapësirës në formë hibride apo ndryshimit të rrethanave gjeopolitike ata do të kundërvihen.
Këto forma të veprimeve të Serbisë kanë edhe qëllime politike dhe diplomatike:
Qëllimi politik i brendshëm që ta mbajë popullin gjithmonë të mobilizuar, në frikë dhe të gatshëm të bindet.
Në aspektin diplomatik të shkaktoj frikë tek bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e rajonit që ta lejojnë Serbinë të arrij synimet e saj më lehtë dhe të mos i imponojnë sanksione apo vendime për të cilat ajo nuk pajtohet.
[1] https://www.b92.net/info/ drustvo/28647/vojska-srbije- podigla-jurisne-avione-u-toku- vazna-obuka/vest
Please follow and like us: