Astrit Lulushi: Dituri
“Më shumë mençuri” – me të vërtetë – por ku ta gjesh? Ne kemi tashmë një ‘Urtësi Kolektive’, sipas llojit të saj. Emërohet dhe zgjidhet ai që është më i paaftë – që mund t’i dalë zot vetes, edhe nëse kapet duke vjedhur. Nëse s’je në një parti, ke një shans më pak akoma.
Ashtu si dje, Meritokraci nuk ka. Urtësia e mjaftueshme mblidhet, si dikur fshati, për ta detyruar të hyjë në kooperativë. Njeriu i rrënuar lëkundet sepse nuk kishte mjaftueshëm “mençuri”; kështu edhe njerëzit në vendin 2 milionë.
Një nga frutet më të pagabueshme të pamençurisë në një komb është se nuk mund të përdorë atë që Dituria është në të vërtetë, nuk qeveriset nga më të mençurit, por nga më të urtët e rremë, apo edhe nga më të mençurit haptazi, nëse vërtet janë më të mençur. Ky është rezultati më i pagabueshëm i Paditurisë; dhe gjithashtu më i dhimbshmi, më i pamatshmi, – jo aq sa mund ta quajmë frut helm, por sëmundje vdekjeje e të gjithë pemës. Në këtë mënyrë ushqehen të gjitha llojet e paurtësive; mbulohen të gjitha gjërat; paaftësia njerëzore mbyt gjithë Urtësinë kudo që kultivohet, shkund botën duke e lënë të varfër, shterpë nga Dituria – e bën vendin joadekuat. Vërtet është e domosdoshme, që Urtësia të jetë aty, nëse ende s’ka ikur.
Please follow and like us: