Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Koha

 

Shpesa – a është ende gjallë, apo nuk ka ardhur ende në jetë? Autokracia është gjallë, në kulmin e jetës; mbikëqyrja e kultivimit të tokës, shpërndarja e prodhimit, rregullimi i grindjeve të pronave, gjyqsori, ushtria, “reforma”, përshtatje kudo që qeverisin – edhe trillimit e mashtrimit nuk u mungojnë parimet e duhura.
Sa në heshtje, aq shumë në prehje të ashpër ka rënë ky popull. Ulëritin shpendët pa zhurmë, bagëtitë e egra bredhin në vetmi të lashta; popullsia e pakët, e egër, u “edukua” dhe u detyrua të mbyllë gojën, – duke ndjerë se nën qeveritarët e rinj, historia e tyre ndoshta ka përfunduar. Ata e dinë se çfarë ka përfunduar dhe çfarë është veçse fillimi; vijën ku ndahet njëra nga tjetra nuk e dallojnë. Politikanët u thonë se ky është “premtim elektoral”, vlen vetëm për fushatë, dhe ata nuk e kuptojne se po u shtrëngohet zgjedha. Rrezja e diellit dhe era e zbrazët përshkojnë ditët e tyre, dhe ata zbuten me një kafe. Krah për krah flenë kohët; shekujt janë të mëdhenj; dhe ora e lindjes po vjen, nuk ka mbërritur ende, megjithëse do ta prishë qetësinë e tyre; “tempus edax rerum” – koha shkatërron gjithçka – aty ku njerëzit flenë.
Please follow and like us: