Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Narcisizëm

Një grup njerëzish, të veçuar për t’u përsosur (elita) nuk duket e  shqetësuar. Fjala ‘Atdhe’ nuk thotë asgjë; ose kuptohet si turizëm, ku të tjerët mund të vijnë dhe elita të nxjerrë fitime. Si ndodhi kjo? Pse, për Kombin, një çështje shumë e ngutshme prej mbi 100 vjetësh që është për të folur, heshtet? Është shumë më lehtë të flitet kot, sesa për idenë e bashkimit.
Për disa ose për vetë shtetin, është shumë më e ngutshme frenimi i patriotizmit. Ndjenja nuk shihen më si një meritë. Dhe populli i çoroditur udhëton (emigron). Të vjetërit e përvojës zhysin kapelet më thellë. Kujdes se çfarë thonë – “Detyra jonë e parë ishte bindja”. Dëgjohej vetëm komisari: “Ka ndonjë ankesë”? Asnjë nuk guxonte të përgjigjej: “Po, mijëra”! Por të gjithë qëndronim pa zë, gjërat janë shumë komode në heshtje. Kur dikush flet a kritikon, zyrtari e shan, e nxjerr nga salla. Dhe të tjerët duartrokasin.
Narcët nuk mund të përballojnë kritika, sepse i shohin ato si sulm ndaj egos së tyre të dëmtuar.  Kjo brishtësi ngjall frikë për t’u ndjerë “më pak se”, frikë nga të qenit i tallur, frikë për t’u ekspozuar si mashtrues.
Ekspertët thonë se e gjithë kjo zakonisht rrjedh nga trauma e fëmijërisë, ku janë bërë të ndihen të refuzuar, të padëshiruar, të neglizhuar etj. Për shkak të kësaj, ata kritikojnë të tjerët, duke e bërë veten të ndihen më mirë.
Me pak fjalë, ndihen keq për veten e tyre, kështu që ulin të tjerët. A e keni parë dikë të ecë duke i hedhur krahun në sup dikujt tjetri që e konsideron mik? Kjo është një nga shumë simptomat e narcisizmit.

Please follow and like us: