25-vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe Edi Rama
Gjelok Marko
Sa herë që shohim Edi Ramën të flasë apo të ndërmarrë ndonjë hap lidhur me Kosovën na detyron të na kujtohet deklarata e gazetarit gjerman të FAZ, Michael Martens: “Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiqi”. Po ashtu edhe në këtë rast pasi të analizojmë faktet legjitimisht ngrihen pyetjet:
A shkoi vërtet Edi Rama në Prishtinë për të festuar 25-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?
A i shërbejë forcimit të Pavarësisë së Kosovës deklaratat dhe aktiviteti politik që zhvilloi Edi Ramës gjatë kësaj vizite, apo kanë synim të kundërt?
Para disa ditësh dëgjuam zyrtarisht lajmin sensacional: “Arrestohen dy shqiptarë të Kosovës si spiunë të Serbisë….”
Pra, ajo që shumë vetë e quanin si diçka të pabesueshme, doli një fakt i hidhur: Edhe pas gjithë atyre mizorive të serbëve, ende ka shqiptarë të Kosovës që bashkëpunojnë me agjenturat e Serbisë kundër Kosovës, kundër pavarësisë së saj…
Shtrohet pyetja:
A ka agjentë të Serbisë edhe në Shqipëri?
Na kujtohet koha kur u “zbulua” grupi armiqësor i Mehmet Shehut. Ndërmjet të tjerave Mehmet Shehun e quajtën edhe “agjent të Jugosllavisë”. Në atë kohë një i njohuri ynë i afërt, vetë ish-partizan, dy vëllezërit e të cilit ishin dëshmorë, etj.., na thosh: “E vetmja mënyrë për të qënë i sigurt nga goditjet është të jesh vërtet agjent i Serbisë dhe Jugosllavisë”.
Kjo deklaratë na shokoi, i kërkuam të na argumentonte. Ai na tha:
“Së pari, tani me të ardhur në pozitë Tefta Cami si pasojë e ndikimit të saj u bënë disa deklarata nga qeveria shqiptare pro Kosovës. Dihet që kundër saj u bë një atentat, për t’i shkaktuar një aksident me makinë. Një atentat i tillë mund të kryhej vetëm nga pjestarë të Sigurimit të Shtetit, persona që janë agjentë të Jugosllavisë. Atentati dhe atentatorët nuk u hetuan kurrë. Menjëherë pas këtij atentati u “zbulua” grupi armiqësor i Mehmet Sheuhut dhe kjo mbuloi agjentët e vërtetë të Jugosllavisë që kryhen atentatin.
Enver Hoxha gjithmonë ka qenë i lidhur dhe ka qënë gjithmonë i varur nga Jugosllavia, sidomos nga Sërbia. Miqësinë me ta ai nuk e ka prishur kurrë. Edhe të donte ai nuk shkëputej dot prej tyre sepse ata dinin sekrete intime të jetës së tij.
Gjithashtu kur ekonomia shqiptare ishte në rrezikun e falimentimit të plotë Enver Hoxha iu kërkoi ndihmë miqve të tij sërbë e jugosllavë. Dhe ata i treguan rrugën: Kontrabandën. Dihet historikisht se ekonomikisht Shqipëria Socialiste e Enver Hoxhës për shumë vite mbijetoi vetëm si pasojë e të ardhurave që vinin nga kondrabanda.Këto janë fakte krejt të njohura megjithse ende “çuditërisht” nuk analizohen deri në fund. Dihet se kjo kondrabandë organizohej nëpërmjet bashkëpunimit midis pjestarëve të Sigurimit Shqiptar dhe UDB si dhe grupeve kondrabandiste. Ky ish një aktivitet shumë i gjërë. Sa ish pjestarë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar u rekrutuan nga UDB atëhere?
Sa kemi trashëguar dhe trashëgojmë edhe sot ne nga kjo kohë? A përbëjnë rrezik këto marrëdhënie e lidhje të trashëguara nga ajo kohë edhe sot rrezik jo vetëm për pavarësinë e Kosovës, por edhe të Shqipërisë?
Një gjë është e sigurt sot:Enver Hoxha ish dhe mbeti gjithmonë i varur nga UDB-ja, nga Jugosllavia e Sërbia!Po sot?
Po Edi Rama?
A ka të drejtë gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens kur deklaron se “Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Sërbia që nga Nikola Pashiqi”?!