Ardian Haziri: ÇASTI I ÇLIRIMIT
Dita më në fund ia la vendin natës,
Por iu deshën njëzet shekuj për ta parë muzgun flakërues, i cili vërtet kujtoi se u verbuam,
Me ideal të fortë, se ky nënqiell do të ekzistojë edhe pas nesh, atdhe, për ty u flijuam.
Ëndrrat janë përrallat e shpirtit,
Dikush belbëzoi në ditë çlirimi, që ishte edhe ditë gëzimi e vajtimi.
E dikush brohoriti: Erdhi agimi!
Please follow and like us: