Cikël poetik nga Pajtim Sejdinaj
Atmëmëdheu
O njerëz të shqipes krenare!
Sa bukur! Sa mirë!
Për Atmëmëdheun ne hedhim valle.
Ujitim në zemër,
amanetet.
Ruajmë në shpirt të patretur dertet!
Sytë na shkrepin vetëtima.
Me kohë ndjekur nga bubullima!
Urrejtja e njëri-tjetrin
për shqiptarët
trashëgimni nga tradhtarët.
O njerëz me vlera!
Atmëmëdheun na
i ka marrë era!
Perëndia na i fali ato “breza dheu”!
Si flori në gji i ruan.
Atmëmëdheu!
Amanet e kemi nga
Skënderbeu!
Atë natë
Në vend të elegjisë
Hëna vrapuar
pas gjurmëve të mia!
Mua humbur
Vetëdija!
Përkëdhelia!
Malli!
Dashuria!
Kisha humbur
përqafimin e ditës!
Rrugën e dritës!
Atë natë në errësirë
Më gjeti Hëna
në të fundit përqafim!
Me emblemën e
shpirtit tim!
Atë natë më lotoi
Zemra!
Lotët e syve m’I mblodhi
në liqenin Hëna!
Lundron në përjetësi.
Si flutur nëna!
Si gjethe fiku
Gjethja e fikut u vyshk,
ra në tokë
Qumështi i saj u kthye
në lot
E gllabëroi ketri!
Pa mëshirë!
Ashtu si “ha njeriu-njeriun”!
Eh! lum miku, lum miku!
Ne të gjithë jemi
gjethe fiku!
Ketri ha gjethe fiku!
Ne do të na hajë krimbi!
Ore lum, ore lum miku!
Trishtimi
Ankth i përjetuar
Iku!…
me mua u puth…
loti mori udhë…
Iku! Atë natë më tha:
– Do të kthehem prapë!
Dy qershizat i la në gjumë.
më tha:
– I ke amanet nga unë!
– Prit, më tha, dashuria, do të vijë!
E ka bekuar Perëndia!
– Mos prit! – më tha
Vetmia
– E ka marr peng
Tragjedia!
U ngrita si i tërbuar.
Buzë detit për ta kërkuar
Në rërën e detit të lagur nga lotët
Ndriçuar nga rrezet e diellit.
Gjeta gjurmët e Yllit të qiellit.
Gjeta: Shpresën zgjuar
Ëndrrën tërbuar
Dashurinë coptuar
Mallin tretet bërë dru
Fati më ra mua kështu!
Dy qershiza më kopshtin e pranverës
Çdo mëngjez Ylli i qiellit.
I përshëndet te pragu i derës!…
Pa titull
Veten e kam mbyllur
në guackën time.
Po e ushqej me thërrime.
Më ka braktisur vetja.
Nuk më pranon as vdekja.
Kam marrë shkopin në dorë.
Gjejdis televizor më televizor.
Kudo shoh vetminë
Ulur këmbëkryq mbi Shqipërinë.
Makth
Dhe zogjtë fluturojnë në qiell!
Të takojnë ty o diell!…
Sa herë hedh vështrimin tim
Sytë më shkrepin
si vetëtima!…
Zemra bluan vetminë!…
Dru me pre
Dru me pre!
Dru me pre!
Dëgjohet një zë në pyllin e krimit
Ferrat dhe drizat frymën i kanë zënë “Ylli-t”!
“Krimi është bërë i dendur si pyll”
Të pastrohet kërkon një “Yll”
Po krimi është bërë “shtet”
Ka uzurpuar një Planet
SPAK-u me spatë zë e bërtet
“Dru me pre!
Dru me pre”!
Kështu na kaloi kjo jetë
Dru me pre!
Dru me pre!
A do jetë e vërtetë?!
Dru me pre!…
Një kafe!
Një kafe shqeto!
Me buzëqeshjen tënde brenda!
Ma ka enda! Buzëqeshja jote ndez zemra!
Një kafe të mesme!
Me shikimin tënd!
Ai shikim më çmend!
Një kafe ekspres!
Buzëqeshja juaj!
Më jep shpresë!
Një kafe të embël
me sheqer!
Mbetemi në zemrat
e njëri-tjetrit përherë!
Një kafe, një kafe!
T’i falim njëri-tjetrit
Dashuri dhe Paqe!
Vajza
Kush ka vajza botën ka
Ai ka gjithçka…
Ka ngjyrat e luleve te pranveres
Ka harkun e triufit të Erës
Ka ndriçimin diellor.
Ka planetin perrallor
Ka djepin që përkund dashurinë
Ka yjet e qiellit dhe gjithësinë
Ka bardhësinë e dëborës së malit.
Dhe vrapin e bukur të kalit
Ka bukurin e Helenës
Dhe frutat e ëmbël të pemës
Ka burimin e mallëngjimit.
Ka forcën dhe kurajon e durimit
Ka fjalën qumësht melkon
Ka fjalën zemra shëron
Ka syrin ku malli loton.
Ka shpirtin ku rrugën ndriçon.
Ka hojen e mjaltit të bletës
Dhe kënaqësinë më të madhe të jetës
Ka flladin e ëmbël të detit
Dhe shijen perfekte të sinqeritetit
Fjalën e zymtë e mori arratia
“Kur lindte vajza nxinte shtëpia
Nxinin tjegullat dhe çatia
Qante me ulërimë avllia”.
Ajo kohë përgjithnjë ka perënduar
Një jetë tjetër ka lulëzuar
Kush ka vajza, madhështinë ka
Ështe i lumtur, i gëzuar sa më s’ka!