Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: DATA DHE FAKTE, 1854 – 1909

 

1858 Kisha Katedrale Shkodër

 

Fakte historike: Në vitin 1856 vijnë në Shkodër pesë austriakë, per me bisedue me sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet e zhvillueme në Shkodër.

Edhe nga Stambolli po atë vit, vjen një i dërguem me bisedue me konsullin austriak në Shkodër. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodrës dhe Pashën.

Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodrës (Kisha e Madhe Shkodër, ma e madhja në Ballkan).

Në vitin 1854 Kushë Micja lejohet me hapë shkollë për vajza.

Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodrës.

Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndërtojnë Kuvendin e tyne në Shkoder.

Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe.

Në shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.

Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar.

Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, prej Don Zef Ashtës, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Shkolla u hap në shtëpinë e Tom Mark Radovanit.

Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë Athinës, për çështjen e Epirit.

Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”.

Në vitin 1902 Shkolla Françeskane e drejtueme nga At Gjergj Fishta, jep mësimet në Gjuhën Shqipe.

Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkodër, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet.

Në vitin 1908, Shkodra dërgon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishtën, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Gjergj Fishta.

Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.

Në vitin 1909 në Shkodër dalin gazetat “Koha” e “Bashkimi”, me karakter letrar e atdhetar.

 

Shenim F.R.: (Datat dhe faktet janë marrë nga studjuesi shkodran, mësuesi Gjush Sheldija. Ndihma e madhe e Austro – Hungarisë ndër këto vite edhe sot, asht e pakjartë dhe shumë e errtë e shkrueme nder libra. Shqiptarët vazhdojnë mos me shkrue Historinë si asht n’fakt!

 Melbourne, 13 Qershor 2024.

 

Please follow and like us: