Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Heshtje

Fjala e folur, Poema e shkruar, thuhet se janë mishërim i njeriut. Çfarëdo morali dhe inteligjence; durimi, këmbëngulje, besnikërie, mprehtësie, zgjuarsie, energjie; shprehen me një fjalë; çfarëdo Fuqie që ka njeriu në të, do të jetë e shkruar në Punën që ai bën. Të punosh është të provosh veten kundër Natyrës. Kështu ka qenë.
Aq shumë virtyt dhe aftësi gjejmë tek njeriu për t’u harmonizuar me ligjet e pandryshueshme, gjithnjë të vërteta; të bashkëpunojë me to; por, përparon dhe nuk përparon. Natyra gjen diçka që i kundërvihet; ‘Forca’ është kotësi. Një njeri që mund të ketë sukses mbetet njeri. Sa i pëlqen dikush të shohë figurën trupmadh të këtij njeriu me lëkurë të trashë, në dukje të errët, pothuajse nuk kupton asgjë nga praktika, përballë një drite.
Njeriu i zgjuar i Teorisë, i pajisur me logjikë të qartë është i aftë për të zënë vend kudo; është aq i lehtë në lëvizje, i pastër në të folur, me harkun e tij të përkulur dhe plot me shigjeta-argumente, – me siguri do ta godasë qendrën, do të trasfikojë kudo thelbin e çështjes; të triumfojë kudo, pasi dëshmon se me njohuritë që ka duhet të bëjë diçka. Për habinë e të gjithve, rezulton më së shpeshti Jo.
Prakticiteti me vetulla, me thembra të trasha, i errët, pa logjikë, kryesisht në heshtje, aty-këtu me një ulërimë a rënkim të ulët, ka në vete atë që kapërcen çdo logjikë, një përputhje me të pathënën. E folura, e cila shtrihet në krye, si një film sipërfaqësor, ose lëkurë e jashtme, është e tij ose nuk është e tij: por është e bëshme. Kur i grumbullohen vështirësitë, tërhiqet i heshtur, në privatësi të përsosur dhe ulet të kuptojë problemin. Romakët e lashtë nuk mund të flisnin, për shumë shekuj: – ndërsa bota ishte e tyre; dhe kaq shumë greke që flisnin, të gjitha logjikat e tyre ishin zhytura dhe shfuqizuara. Logjika- shigjeta, se si ata shikonin kot nga fakte të turbullta me lëkurë të trashë; Fakte për t’u rrënuar vetëm nga vrulli i vërtetë e thënieve. Një heshtje madhështore ajo e romakëve, a nuk ishte ajo e perëndive? Edhe padituria, që mund të rrijë në heshtje, sa e respektueshme është në krahasim me “të flasësh kot”. ‘Talenti i heshtjes’ është Nderimi i madh atij që Eposi na jep një Iliadë melodioze me heksametra; që i ka qëndruar kohëve; jo një Sham-Iliadë. Por një nder akoma më i madh, nëse Eposi i tij është një Perandori e fuqishme e ndërtuar ngadalë së bashku, një Seri e fuqishme Veprash Heroike, një Pushtim i fuqishëm mbi Kaosin; të cilën Epika ‘Meloditë e Përjetshme’ e ka informuar dhe duhet ta ketë, siç e kanë kënduar ata vetë. Nuk ka asnjë gabim që Epika e fundi është më e madhe se fjalët. Veprat kanë një jetë të tillë të heshtur, por të pamohueshme, dhe rriten si pemët frutore; popullojnë zbrazëtinë e kohës dhe e bëjnë atë të gjelbër dhe të denjë. Pse dushku duhet të provojë logjikisht se duhet të rritet dhe do të rritet. Mbilleni, provojeni; çfarë dhuntie të asimilimit dhe sekretimit të kujdesshëm të matur ka, të përparimit dhe rezistencës, të forcës për t’u rritur. Letërsitë në modë janë të pashembullta. Profecia e fatit është përmbushur; shqisa e të folur nuk është pothuajse asgjë, nëntë të dhjetat e saj janë marrëzi të dukshme: por është ndjenja e pa thënë, ndjenja e brendshme e heshtur për atë që është e vërtetë, çfarë pajtohet me faktin, çfarë është e realizueshme dhe çfarë jo, – kjo kërkon Heshtjen.

Please follow and like us: