Astrit Lulushi: Toka
Njerëzit flasin për ‘shitje’ të tokës. Toka dhe gjërat akoma më të çmueshme, në një botë të tillë tregtare, duhet të paraqiten në treg për atë që sjellin dhe të “shiten”: por nocioni i “shitjes” për disa para, është qesharak. Ndoshta do vijë një ditë kur qeveria të na shesë edhe ajrin; ujin e pijshëm dhe ujin e detit po se po. Ne blejmë atë që është e shitshme, asgjë më shumë nuk mund të blihet, thonë autoritetet që gëzojnë të drejtat e pronësisë të gjithçkaje.
Toka u përket këtyre dyve: Zotit dhe të gjithë Fëmijëve të Tij, Njerëzve, që kanë punuar, punojnë ose do të punojnë në të. Asnjë brez njerëzish nuk mund ta shesë tokën me ndonjë parim tjetër: nuk është pronë e asnjë brezi, por e të gjithë brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm.
Dëgjojmë të thuhet: “Toka e ndonjë vendi, nuk vlen asgjë, përveç punës që i është dhënë”. Kjo, nuk është e saktë. Hapësira më e keqe e një kombi të tërë, me të gjitha zakonet, rregullimet, aftësitë, me çdo gjë nuk mund të hiqet, papritmas të marrë krahët dhe të ikë. Me shpejtësi, brenda ditës a vitit, ky komb, me talentet e tij të shumëfishta të lërimit, minierave, rrugëve dhe trafikut, do të sillte një vlerë të bukur. Nga ana tjetër, a mendoni se çfarë mund të kishte bërë me veten një komb nëse thjesht nuk do të kishte tokë? I kotë i gjithë talenti dhe çdo gjë tjetër; nuk ka vend në tokë për këtë komb; do t’i duhet të vazhdojë të rrijë pezull në krahë, duke bërtitur me dëshpërim andej-këtej; dhe të humbasë pjesë-pjesë; duke u varrosur, deri në shpirtin e fundit të tij,
Ah po, dheu, me ose pa plugim, është dhuratë e Zotit. Tokat e të gjitha vendeve i përkasin gjithnjë, në një shkallë shumë të konsiderueshme, Krijuesit.
Please follow and like us: