Cikël fabulash nga Pajtim Sejdinaj
Kush punon ai e ha!
U plak kau, u plak!
Ju afruan qentë me takt.
Dhe u mblodhën qentë
në kuvend!
Folën fjalë me ment!
Erdhi qeni ne hanxhar dhe tha:
– Kjo punë do usta.
Kau duhet bërë copa-copa!
S’ka mundësi të hyjë te gropa!
Tha kunadhja me ngashërim:
– Çfarë i bëni kaut tim?
Po ti dihej e mira e kaut.
Nuk e therte "bota",
Por kaut tim ju pre koka!
Kaut, ore kaut, kaut plak!
Kur e therën s’i doli pikë gjak!
Ja kishin pirë gjakun
pak e nga pak.
Demat u ndezën tym e flakë:
– Ç’i ka ngjarë kaut, ore kaut plak
Kush ja ka pirë atë gjak?
Zgërdhihej dhelpra pak më lart.
Ju tha demave në çast:
– Mos u çirrni!
Mos ulurini!
Mos bërtisni!
Shqipëria, kështu e ka!
Kush punon, ai e ha!
Mëllenja dhe djali
Një mëllënjë të bukur zuri djali.
Për zogun e bukur malli e kish marrë.
E mori zogun e çoi në shtëpi.
Me ty mëllenjë do të bëjë prokopi.
Ju lut mëllenja: Më lësho tani,
dua të iki se kam fëmijë!
Po më presin me padurim,
nga unë ata presin ushqim!
E di ti si i thonë nga anët tona:
"Zogu një herë të vjen te dora"!
Ty do të marr do të mbyll në kulvi!
Unë nga ti do ta ndreq këtë shtëpi!
E mbylli djali mëllenjën në kafaz!
U gajas me të në lot e në gaz!
Mëllenja qante në kafaz.
Dhe priste djali të bënte prokopi
Mbas një jave e mbylli atë shtëpi.
I thotë mëllenja: – Dëgjo more djalë!
Pa punë e djersë, s’ta bën Zoti hallall!
Djali mëllenjën e dëgjoi!
E puthi pastaj e lëshoi!
Zotit për mëkatin falje i kërkoi!
Vate dhe cjapi
Cjapi u tremb u shemb,
ra për tokë,
sa s’u ngrit dot!
– Po pse? – do të pyesni ju.
E trembën caporret e pyllit!
E “vranë” me “bisht të syrit”!
Gomari shumë i prekur
Shkoi te cjapi për ta pyetur:
– Ç’është kjo hata? Ç’të gjeti o vëlla?
Jemi në qytetin Sinjë
Këtu është martuar dhia me dhinë.
– Vëlla i pashë ndaj në tokë rashë
Mbaroi funksioni im
Do iki, do marr arratinë,
– i tha cjapi gomarit
me ngashërim.
Qeshën dhitë caporre dhe i thonë cjapit:
-Të pjerdhim te bolet!
Iku… iku… iku…
– S’qas, s’do!
Prag prej fiku! – tha
Cjapi ngarkoi veglat dhe iku.
E përcolli gomari dhe i tha:
– Mos dëgjo caporret,
b*thë përdredhura!
Ndryshe do të kesh
bole të tredhura!
Shko, shko o miku im i vjetër!
Shko dhe gjej ndonjë punë tjetër!
*caporre-lloj dhije (bagëti).
Tigri dhe “Vdekja”
Tigri me punë në Ministri tha:
– M’u mërzit jeta!
Do vete vetë te “Vdekja”.
Mori lopatë, kazmë e sqepar!
Shkoi t’i bënte vetes varr.
Monitoronte “Vdekja” me dron.
Të gjitha veprimet e tij i shikon.
E merr në telefon:
– Alo, ç’bën në pronën time?
Po erdha aty të bëra çikë e thërrime!
I tha tigri: – Është prona ime,
e kam marr me tapi.
Vetëm këtë s’ma prek njeri!
I kthehet “Vdekja”: – Ty s’të kemi në defter!
Ti je mashtrus
dhe i korruptuar përherë!
Sa dëgjoi këto fjalë tigri iku me vrap
Mos e arrestonte SPAK.
Dhe tha me vete:
“Vdekja më ka harruar!
Jam i lumtur
i korruptuar”!
Iku në Angli!
Qejf o qejf!
S’e kërkon më njeri!
Projekti
Stani me dele e dhi
S’bëri kurrë prokopi!
Mblidhen bosat e pyllit nga çdo anë
Vendosën ta ndryshojnë stanë.
Vendosën të bënin
një super stan.
Ta kishin për vete
dhe për dynjanë.
Një stan me lepura
ku t’i ushqenin me
shalqi e pjepra.
Projekti do të zbatohej në Berat!
Ishte projekt afat gjatë.
Shkuan si ekip në stan
Vendosin zagarin çoban.
E mori vesh mileti
U pajtua zagari dhe lepuri.
U zbatua projekti i ri
Ndrinte stani për bukuri.
Koha ka evoluar
Stani me lepuj ka avancuar.
Çobani dhe Shejtani
I miri i urti çoban
U bë mik me shejtan
E punësoi në stan
Mot-mot kaluan.
P*rdhi kali te stani
Na u mërziti çobani
I tha gruja çobanit:
-Betohem o çoban
Shejtani p*rdhi stan.
I tha gruas çobani:
“Pse e bëre o mavri”
I jep 10 napolon flori.
Shejtani e vështroi
Kur ai gruan pagoi.
Tha Shejtani: Çvete në shtëpinë tonë!
Kush e bënë e kush e merr gjënë!
Do të iki nga ky stan
Me ty s’rri o çoban!
Thuaj o lum e përrua!
Çfarë do ti nga mua!
Të livadhis në stan
Apo të meroj dynjanë.
U mendua çobani:
“Më zuri mat shejtani,
sa të prishet stani,
të bëjë ç’të dojë shejtani”.
Kohën që jetojmë
Shejtanët e drejtojnë!
Malet, lumenjtë, deti dhe shqiptarët
U mblodhën malet në majën e malit plak.
Kishin ftuar lumenjtë, detin dhe shqiptarët për darkë.
Senatori det do mbante një fjalim të gjatë.
Malet kishin kohë që me njëri-tjetrin ishin zëmëruar.
Erdhi koha për t’u pajtuar.
Lumenjtë e kthyen ujit lart.
Atje ku malet i kishte ftuar për darkë.
Edhe lumenjtë e tërbuar.
Erdhën për t’u pajtuar!
Kishin vite që njëri me tjetrin ishin tërbuar!
E muarën lehtë-lehtë e shtruar-shtruar
me sho-shokun për t’u pajtuar!
Erdhi senatori det pa vale, i qetë.
I tha senatori det, Malit plak duke i dhënë një duhan:
– Po shqiptarët vallë ku janë?!
U mendua mali plak duke ndezur një duhan si ‘partizan’:
-Njëri tjetrin po hanë, o senator, o shpirt, o xhan!
– Eh!.. medet, medet!
Mëndja është peshqesh s’ke ku e blen, – thanë lumenjtë.
Çekiçi-gozhda dhe dhoga
Çekiçi “kunjën” e kishte me dhogën.
Ndaj ftoi për darkë gozhdën.
I tha gozhdës: – Dëgjo moj motër!
Ty të kam si kumbar!
Ti ma di hall.
I thotë gozhda: – Fol more vlla ç’të ka ngjarë!
– Dhogën dua ta çoj në varr!
Ta zhdukja sa më parë!-i thotë çekiçi.
– Kjo punë s’na prish në “Pazar”!
Dhogën s’e kam në hesap e kandar!
Kështu çekiçi dhe gozhda shkuan tek dhoga.
Dhoga ishte forcuar ishte bërë si “kocka”.
Ajo s’e prishi terezinë.
E njihnte mirë me ta “armiqësinë”.
Filloi çekiçi ta ngul gozhdën tek dhoga.
Po s’ngulej që s’ngulej gozhda.
Gozhdës çekiçi i binte bam-bam.
Gozhda u shtremërua si kërrabë.
Çekiçit u tërbua.
Me gozhdën u zemërua.
Dhoga u tha dy fjalë: – Është zemra,
ajo që të mban gjallë!