Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Letërsia e Esmeralda Shpatës…

Çfarë do që të thuash; Psikoanaliza përshkon thuajse çdo tregim të shkrimtares Alda Taçe Shpata.

Nga një rreze lind tundimi dhe shpresa, dhe kur e mbështjellim na duket se sa pak na ngroh. Ajo nuk është e gjitha, diku thyhet a pengohet.Vetëm drita nuk mjafton, kemi nevojë edhe për humanizëm. Dashuri e vonuar apo që ende nuk ka ardhur. Dhe nga kjo lind shpresa që ëndrra të mos shuhet a të barazohet me të gjitha vegimet e tjera.  Kjo të bën të dashurosh, por edhe të shkruash; herë fsheshur, herë të presësh. (NGULMUESHËM).

***

Për herë të parë vetëm, dhe priti të mësohej, për të marrë të gjitha efektet. Dhe hyri mes turmës ku jeta mund të mos ishte e saj, por dukej e sigurt mes britmave. Nga vetmija, ndoshta do të kishte fituar më shumë.
(E  NJOHA!).

***

Njeriu, sado mosbesues, e ruan një afrimitet me Zotin, kërkon edhe t’i ngjajë, pa llogaritur pasojat. Sepse, kur ende nuk kishim një Jezus e Mohamed, ne, banorët e gadishullit jug-lindor të Evropës, kemi në memorjen kolektive një Zot a Zeus, i cili kur kryente paudhësi futej mes njerëzve merrte pamjen e një kafshe të hijëshme (kryesish lopë), për të gënjyer viktimat; ngjyra e kuqe e kësaj strukture ka mbetur si gjurmë nga koha e diktaturës.

STRUKTURË E KUQE

Me tregimet e Aldës mbetesh i mahnitur. Nën këto efekte jam unē.

Please follow and like us: