LEZHJANI KAP DHE GRUMBULLON QENTË ENDACAKË, SIKUR TË SHKONTE DHE NË KUVEND
Të kthyer në shqetësim dhe rrezik për jetën e qytetarëve, qentë endacakë në Lezhë kanë nisur të kapen dhe grumbullohen në një qendër. Iniciativa është ndërmarrë në mënyre vullnetare nga Ilir Marvukaj, një qytetar i apasionuar pas kafshëve. Në harkun kohor të 10 ditëve ka arritur të mbledhe mbi 150 qen endacake të cilat i ka dërguar në mjediset e tij private dhe kujdeset çdo ditë për ta. Për këtë iniciativë të ndërmarrë prej tij, Ilir Marvukaj kërkon mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe shoqatave për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa ka dhe një apel ndaj qytetareve. Qentë endacakë ishin kthyer në shqetësim në Lezhë, ku nuk kanë munguar rastet e sulmeve dhe kafshimit të qytetareve. Ndërkohë edhe Bashkia Lezhë për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohet rreth 392 qen endacakë, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha proçedurave të tjera, sic janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenëve.
Do të ishte mirë që këtë nismë ta shtine edhe në Kuvendin e Shqipërisë, që ka me shumicë deputetë endacakë që prishin punë.