Albspirit

Media/News/Publishing

Thoma Simaku dhe kompozitorë të mëdhenj botërorë, në Radion Kombëtare të Belgjikës

 

 

“Lʼimage oubliée d’après Debussy” ka një individualitet magjik” – Revista gjermane Dass Klassik & Jazz.

 

Pjesa e Thoma Simakut “Lʼimage oubliée d’après Debussy” u transmetua nga radio VTR MAX në Belgjikë më 2 prill 2024 në një program me kompozitorë të shekullit të 20-të dhe 21-të, duke përfshirë kompozitorë të tillë si Takemitsu, Feldman, Thomas Adès, Lotta Wennäkoski dhe Toshio Hosokawa.

E porositur nga Seria e Koncerteve të Muzikës Bashkëkohore në York për të shënuar njëqindvjetorin e vdekjes së Debussy – së, premiera botërore e “Lʼimage oubliée d’après Debussy”u dha në York në shtator 2018, interpretuar nga James Wiltshire. Kompozitorëve iu kërkua të zgjidhnin një pjesë të Debussy, ta citonin atë për rreth një minutë dhe të vazhdonin në stilin e tyre.

Kjo muzikëe ka pikënisjen e saj nga pjesa e parë e “Tre Imazhe” të Debussy, të quajtura “Trois Images (oubliées)”, e cila u botua shumë kohë pas vdekjes së Debussy. Siç shkruan Simaku në programin e tij për këtë vepër, “Ideja ime ishte që ta sjell këtë imazh në pragun e kohës sonë’.

Kjo pjesë është interpretuar dhe në Shqipëri dhe Amerikë nga pianistët shqiptarë Etrita Ibrahimi dhe Redi Llupa. Gjithashtu, vepra është përfshirë në CD-në monografike të Simakut të publikuar nga Shtëpia Diskografike suedeze BIS Records më 2020, interpretuar nga pianisti anglez  Joseph Houston. Siç e përshkroi revista gjermane Das Klassik & Jazz, “Pavarësisht atmosferës Debussiane, “Lʼimage oubliée d’après Debussy” ka një individualitet magjik”.

 

https://www.uymp.co.uk/news/2024-06-14-thomas-simaku-broadcast-on-national-rad

Please follow and like us: