Artur Spanjolli: Fermani
Tregim
Prijёsi rrinte me bёrrylat mbёshtetur mbi tavolinё. Para syve kishte letrёn e fundit qё Sulltani i kishte shkruar. Ishte hera e tretё qё e bёnte. Ato shkronja, shkruar me njё kujdes perandorak, nё njё arabishte korrekte, ai e dinte mirё, fshihnin jo vetёm mllefin, por edhe dredhinё e sunduesit. Sa herё nё tё shkuarёn, kur rrinin bashkё darkave, Sulltani kishte pёrpiluar letra tё dykuptimta, plot mllef tё fshehtё. I pёrpilonte gjithmonё me njё kujdes manjakal. E dinte. Ashtu si dhelpra, e cila i afrohet me kujdes gjahut, edhe ai, i pёrpilonte ato me kujdes, pastaj ia niste kundёrshtarёve.
Dhoma ishte spartane. Me dy rafte nё dru ulliri tё gdhendura, karriget po prej druri punuar bukur, me simbolin e shqipes nё skaj, mbi shpinore. Nё mes tё kthinёs, gjendej njё tavolinё e kabashme mbushur me korrespondencat. Disa ishin hapur, tё tjerat, ishin kaush, lidhur me fjongo dhe prisnin rradhёn e shqyrtimit. Nё katёr skajet, anash dritareve, kthina ishte e ndriçuar me flakadanё tё mёdhenj.
Jashtё bёnte mot i keq. Pёrtej xhamave venecianё, era e pёrplaste shiun me sqotё, gjithkund. Prijёsi, po mendohej. Gjithmonё, pёrpara se tё merrte njё vendim, e mendonte atё thellё. Kridhej nё njё heshtje tё çuditshme, zhdukej krejt; sikur kjo aftёsi pёrqёndrimi, tё kishte mundёsinё t’i sugjeronte versionin mё tё pёrshtatshёm. Ç’pёrgjigje t’i jepte? Po t’i pёrgjigjej pozitivisht lutjeve pёr pajtim, ndoshta i mikluar nga lajkat, do tё shpёtonte me mijra jetё arbёrish, baballarё familjesh, tё cilёt ishin gjaku dhe forca e ushtrisё arbnore; por mund tё ishte edhe kurth. Nuk i besonte. Ishte me siguri mashtrim. E njihte mirё taktikёn e Sulltanit. Ai nё fillime joshte kundёrshtarin me dhurata, lajka dhe njё sinqeritet tё shtirur. Pastaj e fuste nё dorё. Strategjia herё-herё, kishte funksionuar.
Ndёrsa po ta refuzonte ftesёn, do ta egёrsonte akoma edhe mё keq. Tёrbimi i tij do tё tundte tё tёrё oborrin mbretёror. Mёria e padishahut do tё ishte e pamёshirshme. Nuk i mbetej tjetёr veç se tё luftonte. Ndaj fama e krenarisё sё tij prej tё pamposhturi, mё pas do tё merrte dhenё nёpёr Europёn kristiane. Duke u sjellё kёshtu, do t’ja thyente hundёt moralisht, por ama, mos-mposhja, do t’i kushtonte jetё luftёtarёsh.
“Dinak i madh je padishah, mendonte me sytё e ngulur nё fund tё kthinёs, por s’ma hedh dot, se tё njoh mirё”. Pastaj i erdhёn ndёr mend çastet kur ai, krejt i pezmatuar nga ajo qё kishte ngjarё, me shpirtin e mbushur me dhimbje dhe mёri, kishte hyrё nё njё gjendje tёrbimi pa kthim.
Ajo e tij kish qenё arratisje, kthim pa asnjё mundёsi pendese. Nё fillim, kish mbetur si i shushatur nga tragjedia qё kishte ngjarё nё oborrin sulltanor. Pastaj, kur e kishte marrё veten nga shtangia, vendimi kishte qenё i pa kthyeshёm. “Tradhёtia me tradhёti. Prerja nё besё, me prerje nё besё”! Ky ishte ligji i arbёrve. Kujt ia kishte bёrё ai njё gjё tё tillё? Gjeneralit mё tё talentuar tё ushtrisё osmane? A e kishte menduar mirё? Jo, s’e kishte menduar mirё, sepse nuk e njihte ai, kokёn e dibranit. Jo se njihte fare. “Ç’i bёre vetes”, kishte mёrmёritur.
Pastaj u ngrit, mori njё shall najloni, i cili mbante ende aromёn e mirё tё trupit tё saj dhe e nuhati fort. Me gjithё fuqinё e trupit. Kishte mbyllur sytё. I dukej sikur po shtrёngonte fort vetё atё, po e nuhaste, mbёshtillte me krahёt e tij gjigandё. I dukej sikur po e jetonte shpirtin e saj. Njё shpirt i brishtё, i cili kishte fluturuar nё eter. “Zulejka ime. Zulejka ime e shtrenjtё”, mёrmёriti duke psherёtirё. Rrinte ashtu, i heshtur, me sytё nga terri i zi.
Nga jashtё era me ujё dhe sqotё i tundte pemёt krejt. Dёgjohej veç fёrshёllima e egёr e saj. Dimёr, qamet. Mbi tavolinёn e drunjtё, fermani, dёrguar me nxit nga ambasadorёt, tani dukej sikur nxinte edhe mё tepёr. Gёrmat arabe i ngjanin si vargje milingonash, tё cilat zhurmonin duke dalё nga letra me tёrbim dhe merrnin arratinё mbi syprinёn e tavolinёs. Ai u mundua edhe njё herё tё kapte ngjyrimin e dredhisё, prapa lajkave tё Sulltanit. “Ne jemi rritur bashkё Skёnder! Si mundesh ti ta hedhёsh poshtё miqёsinё tonё? Kemi mbuluar çapkёnllёqet e njёri-tjetrit. Kemi pirё gjakun e sho-shokut. Unё isha adhuruesi yt, ti ishe i pёrzgjedhuri i babёs tim, pse e bёre kёtё? Pёrse, Skёnder na preve nё besё, na braktise? E le vendin qё ti dha tё gjitha…”.
Gjergji u nxi krejt nё fytyrё. Tani filloi tё belbёzonte me zё. Gёrmat dilnin si me zor, si duke u tёrhequr zvarrё. Ngjanin si grimca rёre mbetur nё nofulla, tё cilat kёrcisnin fort kur i breje. Kishte nё to, mllef, urrejtje, zemёrim dhe keqardhje. “Jo unё, por ti e fillove kёtё lojё tё fёlliqur tradhtie, ndaj shpirti yt, i cili ёshtё mё i zi se zifti, pёshpёriti, nuk do ta gjejё kurrё paqen, atje ku do tё strehohet njё ditё! Nё djall vafsh me gjithё atё hundёn tёnde tё hollё si çengel”!
……
E kishte njohur shumё vite mё parё. Ajo, edhe pse ishte njёzet vjet mё e re, i kishte hedhur sytё nga djaloshi ballkanas, i cili, i marrё peng, pas kryerjes sё studimeve nё Adrianopojё, nuk mposhtej mё nga asgjё dhe nga askush. Jo vetёm fitonte gjithkund, por arrinte tё zgjonte si admirimin, ashtu edhe zilinё nё oborrin mbretёror. “Ka lindur me kёmishёn e fatit, thoshnin pёr tё, si Aleksandri i madh”!
Asokohe Zulejka ishte njё vashё osmane e bukur, lёkurёbardhё, me qafёn e hollё, sytё e zinj dhe me ca flokё tё butё, tё kuqёrremё, tё cilёt i binin mbi supe. Ashtu si padashur, netёve nё shtrat, kishte filluar ta dёshironte trimin edhe pse ishte ende njё çupёlinё e llastuar 15 vjeçare. Pranё zjarrit, kur mbas darkave zyrtare, dragoi i arbёrit, rrёfente bёmat e tij nё luftё, ajo, e strukur tek babai saj, sulltani, e dёgjonte me kёrshёri. Tani qё ishte rritur, kur kryqёzoheshin kalimthi, ndjente njё si dёshirё ti fliste, por kishte edhe drojё, turp dhe njё si frikё. I dridhej buza, skuqej krejt. Kryqёzoheshin shpesh gjatё atyre shёtitjeve pasdite, mes luleve tё kopshtit privat. Gjergji, kish filluar ta shihte ndryshe. Por edhe ajo ia ngulte fshehurazi sytё. Ndaj, sa mё shumё kalonte koha, aq mё shumё kёrshёria shtohej. Por pak nga pak, edhe pse konkubinat nuk i mungonin, trimi kish filluar tё ndizej nga njё zjarrmi e çuditshme pёr tё. E cila hidhte shtat, zbukurohej pёrditё.
Aq e madhe iu bё kjo zjarrmi, sa nё krye tё disa muajve, nuk mendonte veç se pёr tё. Kish filluar t’i hapej miqve mё tё besuar. “Bisha po bёhet qingj”, e vinin nё lojё ato kur pinin salep. “Ore, ёshtё fare e vogёl”, thoshte. Nuk i mbushej koka. Sapo ajo kalonte me hapin e saj si fllad ere, njё zjarr i brendshёm ia skuqte krejt fytyrёn dhe zemra i rrihte fort, si tё ishte njё adoleshent krejt i pamёsuar nё artin e dashurisё.
Mbrёmjeve, pёrpara se tё flinte, e mendonte gjatё dhe prania e saj ia mbushte netёt plot ёndёrrime djaloshare. Ishte njё burrё i pashёm tashmё, me ca mustaqe tё zeza si kapedan dhe me mjekrrёn e dendur dhe tё shkurtёr. Zёri kishte vite qё i kishte ndryshuar dhe çuditёrisht, kjo ёndёrr e fjetur, filloi tё bёhej aq e madhe brenda kokёs sё tij, sa me padurim priste festat nё Oborrin e Sulltanit qё ajo ta shihte rishtaz nё duel. Nё arenёn e lodrave, Gjergji, duke e parё hyjninё nё bisht tё syrit, i sfidonte kundёrshtarёt mё me nerv dhe vendosmёri. Vitet kishin kaluar dhe vajza,e cila sapo i kishte mbushur tё 19-at, çlironte nga trupi i qashtёr, njё dlirёsi dhe njё dritё, e cila do tё dallohej edhe nё errёsirёn mё tё zezё. Aq e shndritshme ishte kur buzёqeshte. Nga podiumi mbretёror, e ndiqte plot ёndje dhe admirim, kur dragoi i arbёrit, i fortё si Herkuli, dinak si Uliksi, i matur si Diogjeni, i ditur si Sokrati, ndeshej me kundёrshtarёt. Nuk humbte kurrё. “Fitoj veç qё t’i bie nё sy asaj”, i rrёfente miqve mё intimё.
Ndaj, u rrit kjo dashuri aq shumё, sa fshehurazi, filloi tё hapej fjala nё tё gjithё Oborrin e Sulltanit. “Skender Bej ushqen ndjenja pёr princeshёn”, thoshnin njerёzia.
E dёshironte natё e ditё. Me zjarr, me ankth dhe me njё dёshirё tё pashoqe. Me kalimin e muajve, pas çdo fitoreje qё korrte nё fushatat ushtarake, fshehurazi, kish filluar t’i shkruante nё copa pusullash, fjalё tё ngrohta. “E kam fituar betejёn pёr ty”, i shprehej.
Brenda botёs sё tij, çupёlina e Sulltanit, ishte bёrё aq e rёndёsishme, sa tashmё, nuk arrinte tё mendonte asgjё tjetёr nё botё, pa e ndarё nga figura e saj e brishtё. “Aty ku zemra jote ёshtё e lidhur, aty ёshtё edhe dheu yt”, pohonte shpesh, kur e pyesnin nёse e merrte malli pёr viset e vegjёlisё, ku kishte lindur dhe ishte rritur.
Filloi t’i shkruante letra plot afsh zemre, tё cilat, nё vend qё t’i niste i ndrynte nё kasafortё. Netёve vonё, nuk e kursente veten duke imituar poetёt persianё tё disa shekujve mё parё. Shkruante pa iu dhimbsur vetja, me sytё e qorruar nga tymi i pishtarёve, derisa mё nё fund ishte i kёnaqur me formёn qё po merrte stili i letrave tё tij.
Çuditёrisht, edhe pse Oborri mbretёror i kalonte disa kilometra nё shtrirje, içogllanёt, gjeneralёt mё tё zotё, strehoheshin nё njё pallat, krejt nё fund tё parkut tё gjelbёruar.
Fjala kishte marrё dhenё. Skёndёrbeu dashuronte çupkёn e Sulltanit 20 vjet mё tё re se ai. Nё fakt ishte krejt e kundёrta. Ishte ajo qё digjej nga njё pasion sekret pёr trimin qё nё kohёrat e vjetra, kur ajo ende e mitur e dёgjonte kur ai i tregonte darkave Sulltanit, bёmat e tij heroike nё beteja. Letrat, ku ai i rrёfente pasionin e tij, ishin bёrё aq shumё, sa dёshira qё t’ia jepte dorazi qitapin prej njёqind fletёsh vetё vajzёs sё ёndёrrave, i ishte bёrё e padurueshme. Nuk ishte nga ata qё sprapseshin, ndaj atё qё kishte ndёr mend do ta çonte deri nё fund.
Si t’ia bёnte? I vuri syrin kryeunukut Shabel i cili i rrinte princeshёs gjithmonё prapa. Ndaj kur e shikonte tё ecte nё mes tё njё shpure kurtizanesh dhe eunukёsh, zemra fillonte t’i rrihte fort dhe bёhej i ndrojtur si njё fёmijё i pambrojtur. Ndaj e humbte krejt toruan. Por çuditёrisht, kur Gjergji iu orvat t’i fliste kryeunukut Shabel, qe ai i pari qё ia hapi muhabetin.
“Ma jep mua ç’ke pёr t’i dhёnё”, i tha me zё tё ulёt nё vesh, dhe mos u bёj i gjallё derisa unё vetё nuk tё kёrkoj”.
Sytё i ndrinin nga njё bashkёpunim krejt i heshtur. Ky bashkёpunim kaq konfidencial jo vetёm e hutoi, por e gjeti edhe krejt tё papёrgatitur Gjergjin.
Letrat e turbulluan dhe e ndezёn mё keq princeshёn e qashtёr, e cila filloi tё jetonte ca kriza tё vjellash, marrje mendsh dhe velani sa kujtuan se po sёmurej sak. E gjora vajzё, jo vetёm nuk kishte fare njohuri nё artin e pamёshirshёm dhe kapriçoz tё dashurisё, por ai pasion plot ethe po ia hiqte krejt paqen e gjumit. I lexonte letrat deri natёn vonё, nёn dritёn e shandanёve dhe shkrihej e tretej mbas çdo fjale; sikur aty tё ndryhej njё balsam fare magjik pёr zemrёn e saj krejt tё pёrcёlluar. Ishte njё zemёr e re, e cila dashuronte pёr herё tё parё. Letrat, mbasi i lexonte me duart qё i fёrgёllonin, i fshihte me kujdes tek sёnduku pёrballё odёs sё saj, duke rregulluar me zor frymёmarrjen; djersё tё ftohta i bulёzonin ballin. Mbasi i fshihte me kujdes, mes bizhushё, varsesh dhe byzylykёsh prej princeshe, futej nё shtrat dhe niste e ёndёrronte me njё zjarr tё ri.
Askush nuk do tё mund t’ia ndalte kёtё dashuri pёrveç vullnetit tё vetё babait, Sulltanit. Pasioni u bё aq i furishёm, aq i parezistueshёm, sa Gjergji, njё nga njё, filloi t’i braktiste konkubinat e fituara si plaçkё lufte. “Zemra mё frymёzon besnikёrinё”, i rrёfehej fshehurazi miqve tё tij tё afёrt. Nё fillim nuk e kuptonin. “Nuk i dua mё”, thoshte dhe ua dhuronte miqve tё tij. Por sa mё shumё kalonte koha, aq mё shumё situata filloi t’i peshonte nё ndёrgjegje, derisa njё ditё, u prezantua pёrpara Sulltanit, shokut tё pandashёm tё rinisё dhe i kёrkoi dorёn e vajzёs.
Sulltani nuk e priste, ndaj u nxi akoma edhe mё tepёr nga ç’ishte. Habi dhe zemёrim qenё ndjesitё e para, por diti ta pёrmbante veten. Skendёrbeu kishte vendin e vet tё padiskutueshёm nё hierarkinё osmane, vend tё cilin e kishte fituar me mund dhe sakrifica nё beteja.
“Mund tё ishe baba i saj mor Skёnderbej”!
“Unё jam Skёnderbeu, ia ktheu, gjenerali mё i madh osman”.
“S’di ç’tё them”.
“Ta dish, i tha, se kemi xanё dashni”.
Ai e kishte parё me kujdes nё dritё tё syrit.
“Ta pyes”.
“S’ke ç’pyet. Ja, po ta them unё! Miku yt, vёllai yt”.
Sulltani e vёzhgoi prapё me kureshtje. E ngriti rishtaz gotёn e kristaltё ku tundej fundi i lёngut tё trёndafilave, e piu me qetёsi, pastaji fshiu buzёt mirё e mirё me njё shami mёndafshi. “Mё lёr ta diskutoj me Sulltaneshёn Hatixhe”, ia ktheu.
Atё natё, nuk arrinte tё flinte. E kapi njё krizё e fortё dhe e rrёmujshme nervash, sa nuk arrinte tё qёndronte nё njё vend. Sillej si kukudh nё shtrat dhe nuk kishte paqe.
Nё krye tё javёs Sulltani e thirri nё zyrёn e tij.
“Ke fjalёn time Skёnderbej. Do tё ta jap vajzёn, por veç me njё kusht: dua qё ti tё mposhtёsh serbёt”.
“Fjala jote mё mjafton Padishah”, ia ktheu Gergji. Kur doli, njё forcё madhore e brendёshme, lindur nga truri i tij e bёri qё tё ndjehej gjysmё-hyjni. “Tani jam krejt i pamposhtur”, klithi. Sytё i nxirrnin xixёllima tё frikshme gazi qiellor.
Ishte njё natё vjeshte me qiell tё lartё, plot yje tё kthjellёt dhe klithma hutash nё terr. Krejt i frymёzuar nga shpirti i shenjtё i dashurisё, me hapin e luftёtarit hijerёndё, shkoi poshtё dritares sё vajzёs sё ёndrrave. U mundua ta zgjonte me imitimet e turtulleshave nё dashuri, por ajo nuk doli. Dёgjohej kёnga e bulkthave dhe çjerrja e hutave.
Tё nesёrmen i çoi fjalё me kryeunukun. Qe ajo qё mbrёmjen tjetёr, e mori guximin dhe doli e para nga Saraji i saj. Kishte kaluar mesnata. Askush nuk ia kishte thёnё, por e ndjente qё trimi e priste. Frynte njё fllad lulesh tё mistershme dhe ajri i freskёt, ishte i mbushur me aromёn e limfёs si nё Prill. Eci si pa mend, mes lulesh natore dhe xixёllonja ёndёrrash, derisa arriti pallatin e trimit. Ai e priste ulur tek stoli poshtё pishёs, nё tё hyrё tё ndёrtesёs. U takuan me sytё pёrtokё. Gjithçka shёmbёllente me njё ёndёrr tё bukur, njё ёndёrr e mrekullueshme, plot dritё, vezulluese, ardhur fare papritur nga qielli. Fytyrat e tyre, tё cilat qeshnin nga brenda pa arsye, jetonin tani, ngazёllimin e dashurisё. Nё çast, nga njё degё e pemёs sipёr, si tё ishte njё gur, ra mbi kalldrёm njё turtulleshё. U pёrpёlit disa herё, pastaj mbeti e palёvizur, duke dhёnё shpirt.
“Ogur i zi”, filluan ta mendonin ndёrsa rrinin aty.
Mbёshtjellё nga heshtja e natёs, tek shiheshin nё sy, trimit iu bё se si osmanes sё papёrlyer, po i kёputeshin njё e nga njё kapilarёt e hollё tё virgjёrisё. Ishte njё tronditje aq e fortё, aq e tingullt, sa e ndjeu fort brenda ndёrgjegjes sё tij. Tani rrinin nё heshtje, tё pёrqafuar. Ajo, si njё lule delikate plot dritё, aq e brishtё, sa fladi i parё i pranverёs do ta shpёrbёnte krejt; ndёrsa ai muskuloz, sy egёr, si i gdhendur nё gur. Çuditёrisht ishte trimi qё tani po dridhej nga emocioni, krejt si njё fёmijё i pamёsuar.
“Mё shumё se betejat, mё frikёsojnё sytё e tu”, i pёshpёriti.
“Janё tё tutё”, ia ktheu vajza osmane.
U puthёn pёr herё tё parё. Gjergji kuptoi disa gjёra. Kuptoi se mund tё tё falte mё shumё lumturi njё e puthur dhёnё me dashuri, se sa njё pёrfshirje mishi pa futur nё mes ndjenjat. “Kam njёzet vjet qё shkoj me femra, por kurrё se kam ndjerё njё lumturi tё tillё”, mendonte krejt i magjepsur. Ndaj, nuk e kuptoi kurrё se ku i erdhi ajo dёshirё e marrё, t’i braktiste pёrgjithmonё prostitutat e pallatit mbretёror, tё cilat dhuronin dashuri emergjence pёr nevojat e fund barkut. Iu pёshtirosёn aq shumё, sa tё nesёrmen i dёboi gati me shkelma nga pallati i tij. “Ikni ju, tani s’vleni mё as si shёrbёtore”, iu drejtohej. Tani, me njё premtim martese, nё krye tё njё ushtrie tё madhe, u nis qё tё mposhtte mbretin e Serbisё.
Gjoni kishte njё vit qё kishte vdekur. Por ajo qё e brente mё shumё, ishin tre vёllezёrit e tij, tё cilёt ishin zhdukur nё rrethana krejt tё çuditshme. Nuk kishte pёr tё pasur qetёsi pa e zbuluar se si kishte qenё e mundur tё ngjante njё dramё e tillё kaq e rёndё. Hija e dyshimit binte rishtaz mbi Sulltanin, por ja qё nuk i interesonte ta prishte me tё, ndaj e ndrynte thellё nё shpirt pezmin e zi.
……
Tek oda e madhe e gurtё, ku mbante shkresat e tij, armaturёn, shpatat, pёrkrenaren, dhuratat e ndryshme, trokitёn me kujdes. “Hyr”, ia ktheu Gjergji.
U fut njё meso burrё, me zigomёt e egёr, sytё plot xixa, flokёt e gjatё dhe me njё plis mbi krye. Me duart e mёdha, plot kocka tё dala, mbante njё sergjen me ujё tё ngrohtё. “Gjergj, i tha, nesёr delegacioni i Sulltanit do pёrgjigjen. Ç’ke ndёr mend tё bёsh”?
“Tradhtia me tradhti. Prerja nё besё me prerje nё besё”, ia ktheu dhe vёshtroi unazёn e tij tё kabashme me gur opali.
“Askush nuk e di mё mirё se ti, o prijёs”, ia ktheu burri. Ishte i gjatё, veshur me tirqe dhe fanellё leshi, mbi tё cilёn kishte veshur njё xhamadan plot qёndisma.
Burri e la sergjenin nё fund tё odёs dhe nё heshtje doli jashtё.
“Zulejka, Zulejka, engjёll bёrё njeri, nimfё ujrash nё muzg! Ku shkove, nga u zhduke? Nё ç’brigje dёshpёrimi a drite shpirti yt i dlirё dhe i qashtёr fluturoi? Zulejka ime e shtrenjtё… Dhe ti qen arash, djall me fytyrё tё qeshur, qё vetё mashtrimin e ke tё shkruar nё sy, hipokrit qё tjetёr gjё thua dhe tjetёr mendon, ti qё mё preve nё besё. Ma hoqe diademёn qiellore, dritёn ma shkatёrrove. Ti e shkatёrrove, jo ajo vetveten. Ajo qё bёri ishte veç rrjedhojё e pashmangshme. Ishte si shkёlqimi i agut kur me tёrbim ngrihet mbas kodrave natore. Vetё dielli e kishte zili, aq pafajshёm dhe fort ndrinte. Ti e hodhe tisin e zi tё kobit mbi botёn tonё. Kё preve nё besё ti mor qelbёsirё, horr tavernash? A e njeh burrёrinё ti mor kodosh? Njeri nuk je? As burrё! Burri e mban llafin, nuk e dredh si kurvat. Fals, fals, si njё monedhё e klonuar keq, tani mё shkruan fjalё pendimi. Mё lutesh tё bёjmё paqe. Mё kujton kohёn e rinisё kur rrinim bashkё bregut tё detit. Ёndrrat e atёhershme, tё kujtohen? Mё shkruan. Tё kujtohen idealet e rinisё, kur ёndёrronim tё pushtonim botёn. Famё dhe lavdi. Ar dhe sundim. Vinim nga larg, larg donim tё shkonim. Do tё jemi miq tё mirё pёr gjithё jetёn, mё thoje. Por ti mashtrimin e kishe nё gjak. I kishe sytё si gjarpёr, plot helm, e dija. Ndoshta ёshtё njё veti qё sunduesit e zhvillojnё kur binden se pozita e lartё ua kёrkon. Pёrbindёshi i zi i tiranisё, dihet, ushqehet me gjak dhe frymё shpirtёrash. Ah, helmi nё myhyr ndёrsa tokin gotёn, ku sapo kanё hedhur pluhurin e vdekjes. Madje tё urojnё edhe jetё tё gjatё. Qen i zgjebosur, bredharak kopil. S’e di, pёr besё. Miq pёr gjithё jetёn?! Aq sa mund tё jenё miq tё mirё hijena dhe çakalli. Mё kujton kohёn kur premё gishtat tanё dhe thithёm gjakun e njёrit-tjetrit. Pёr besё, kur e mendoj se si e pёrdhose miqёsinё, se si e shpёrdorove besimin tim, mё hipёn gjaku nё kokё. Egёrsohem krejt dhe malet pёr tёrё natёn dua t’i kapёrcej, tё vij atje dhe me kordhёn time tё ta heq kryen nga supet. Tё rrokulliset ajo kaptina jote nё pluhurin e athёt tё Anadollit. Qen bastard, gjak i fёlliqur. Ti e vrave!
Ishte njё monolog i dyzuar i Gjergjit, ku herё fliste vetё dhe herё Sulltani.
….
“Nesёr do tё nisem Zulejka”, tha Gjergji.
“Mirё po e bёn trimi im, kapedani im”, tha vajza.
“S’do jetё e lehtё”.
“Si do tё bёjmё pa njёri-tjetrin”?
“Dashuria do tё na japi forcё. Do durojmё”.
“Po unё s’jetoj dot pa ty princi im. Ndihem si zog i verbёr qё s‘di nga shkon. Si kone, qё nuk leh dot mё, nёse ti nuk je afёr meje! Unё s’fle dot mё nёse ti nuk mё thua: natёn e mirё”.
Gjergji e mbante shtrёnguar fort mes krahёve tё tij.
“Brenda krahёve tё tu ndjehem aq e sigurtё”.
“Mё duhet tё shkoj”, i kishte thёnё ai.
Agu i cikte xhamat me njё delikatesё tё veçantё. Qё kur ishin dashuruar, tashmё agu ishte tjetёrlloj. Drita e kishte shtuar forcёn e saj. Ndёrkohё, osmania ia ngulte ato sytё e bukur, tё zinj, tё ёmbёl fare pa turp. Kishte nё ato sy adhurim, qeshje tё shpenguar, dritё prej tё verbuare nga dashuria; gjithçka tek ajo, e bёnte vajzёn tё ndjehej me fat trefish, katёrfish. E shikonte krejt e magjepsur, nuk ngopej sё pari. Sikur Gjergji tё ishte njё hyjni i sapo materializuar, si nё eposet greke. Lumturia nuk mund ta kishte njё shёmbёlltyrё mё tё plotё.
“Mirupafshim prici im, shpirti im, trimi im”, i tha ajo dhe e mbushi me puthje, pёrkёdhelje, pёshpёrima nimfe. Njё muzikё e bukur pёrhapej nga flokёt e saj tё mёndafshtё, nga lёkura e saj e bardhё dhe e lёmuar, nga aroma e saj e freskёt. Njё muzikё plot tinguj drite dhe ajo pёshpёriste duke ia pёrkёdhelur flokёt. Nё ç’ёndёrr kemi rёnё kaq keq?! i erdhi ndёr mend. Por nuk tha gjё. Veç pёshpёriste njё melodi me gjysmё zёri dhe rrinin akoma lidhur me njёri-tjetrin. “Kur tё vish nga larg, nёse nuk do tё mё gjesh, mё kujto me njё trёndafil”. Pastaj u ngrit dhe i dhuroi njё shall najloni, pёrplot me aromёn e saj…
Luftova pёr ty Zulejka ime. U bёra copash pёr ty. Me emrin tёnd nё buzё, ngrihej nё mёngjes dielli dhe po me emrin tёnd, shkonte tё flinte nё muzg. Shirat, era, ngrica, sulmet me yrysh, klithmat e ushtarёve tё vrarё, lutjet drejtuar Allahut, kёmbёngulja, fitoret, gjithçka mbante tё nёnshkruar emrin tёnd. Emri yt ishte shkruar mbi flamujtё e betejave. Gjithkund sytё e tu mё vёshtronin. I lexoja gёrmat e tua edhe nё qiellin blu. Zulejka ime. Dёshiroja ta bёja luftёn mes kofshave tё tua tё bardha. Nё vend qё ta bёja me kordhёn time nё fushёn e betejёs. Nё vend tё ulёrimave tё vdekjes, plot gjak dhe lutje tё dhimbshme, do tё dёshiroja tё dёgjoja ulёrimat e tua nё shtrat, tek isha kredhur nё intimitetin femёror. Pastaj erdhi lajmi i zi. Lajmi kob. Lajmi i tmerrshёm. Ki besim tek mua Skёnderbej, mё siguronte Sulltani. Unё vazhdoja tё luftoja duke i besuar. Vinin lajme nga tё besuarit e mi, tё cilёt ma donin tё mirёn, ndaj ma thoshnin tё vёrtetёn. Ore Skёnderbej, Sulltani ia ka premtuar vajzёn Mbretit tё Serbisё. Tё njёjtit mbret qё ti po lufton me ushtrinё tёnde. Nuk po kuptoja asgjё. Po korrja fitore mbas fitoresh. Serbia po binte fshat mbas fshati. Qytet mbas qyteti. Kur ja, fare çuditshёm, erdhi lajmi qё duhej tё ndёrprisja sulmet. Dyshimet u rritёn akoma mё shumё, kur nga fronti serb, Sulltani mё dha urdhrin e prerё qё tё marshoja me ushtrinё time drejt frontit hungarez. Aty ku Huniadi po bёnte njё qёndresё heroike. Vinte era tradhёti qё nga larg. Veç njё budalla nuk e kuptonte. Jo mё intuita ime e mprehtё. Si ёshtё kjo punё? Unё po bёhem copash tё sundoj kёto troje, ndёrsa ti mё jep urdhrin ogurzi tё ndёrpres sulmet? Ah princ horrash, morracak pa ndёrgjegje, kodosh pa burrёri. Pis burrё je. Ja ç’je! E kam ditur pёrherё. Qё fare i ri, kur lozje me mua dhe ma bёje me hile. Me Skёnderin i bёn ti kёto numra? Me burrin qё mundi Jaia e Zampsa nё Bitinia? Me mua, qё e hёngra tё gjallё Tartarin e fuqishёm, si Davidi Goliadhin? Keq i ke bёrё hesapet, mёr shejtan i mbrapshtё. Pastaj erdhi lajmi zyrtar. Vetё Sulltani e kishte shkruar fermanin. Zylejka vrau veten. Vrau veteeeen?! Tronditja ma shkundi dynjanё ku besoja. Tёrmeti ra mbi bindjet e mia. Mё kishin dhunuar dritёn e syve. Thesarin mё tё shtrenjtё ma kishin grabitur. Puna s’kishte pikё dyshimi. Kuadri ishte i qartё. Kishte vrarё veten sepse Sulltani e kishte urdhёruar tё martohej me mbretin serb. Shumё herё e kujtoj kёtё dialog:
– Jemi si vёllezёr bashkё, vёrtetё Gjergj!
– Pse jo?! Jemi rritur bashkё. Kemi aq shumё kujtime. Aq shumё aspirata dhe ёndrra. Kemi folur aq gjatё bashkё.
– Ti do jesh prijёs, e ndjej. Njё prijёs i fuqishёm.
– Ndёrsa ti ke lindur pёr t’u bёrё Sulltan.
– Ky ёshtё misioni ynё. Do tё pushtojmё botёn bashkё. Ti gjeneral, unё Sulltan Murati i Dytё.
- Po baba, Mehmeti i Parё, ç’do tё thotё
Ai e kishte parё me ato sytё e tij tё errёt, tinzarё: Babai, herёt a vonё do tё na lёrё! – Mos flit ashtu. Nuk i urohet babёs vdekja se ti do pёr t’i marrё fronin.
Ai e kishte parё prap si me qortim. Kishte aty brenda, inat, mllef, por edhe njё zjarr tё madh ambicjeje: – Mos kujto se do ta lejoj qё ai plak tё sundojё aq gjatё. Sapo tё rritem, do ta gjej mёnyrёn ta udhёheq vetё perandorinё osmane.
– S’tё kuptoj pёr besё, ia kishte kthyer Gjergji, unё jam rritur me vlera tё tjera!
– Miku im. Para shkёlqimit qё sundimi fal, ndёrgjegja bёhet e poshtёr. Nuk vlen mё asnjё lekё. Dhe njeriu gjen arsyje tё justifikojё krimet. Ti e di qё vetё Zoti e ka bekuar dinastinё osmane.
– S’tё kuptoj pёr besё.
– S’ka gjё, do tё mё kuptosh.
…..
“Tani kёrkon prej meje rishtaz vёllazёri. Mbasi mё preve nё besё, do prej meje paqje dhe bashkёpunim? Po e bёre njё herё, do ta bёsh sёrish. Si vesi. Si kurvllёku. Kurrё. Luftё dhe qёndresё. Tё paktёn mund tё marr hak pёr vёllezёrit e mi tё zhdukur, pёr babёn tim, i cili nuk mё gёzoi dhe vdiq me hidhёrim dhe pengun nё shpirt!
Gjergji vuri ballin kockor mbi xhamin e trashё venecian tё dritares dhe e ndjeu tё ftohtё akull. Nga jashtё, era fёrshёllente si e tёrbuar dhe herё mbas here, pikёla shiu me sqotё, stёrpiknin xhamin e trashё kuq e blu. Jashtё era nuk pushonte dhe herё-herё, vetёtimat, si mallkime qielli, ndriçonin krejt botёn e Arbёrit. Gjergji gjendej atje, nё majё tё kalasё, nё Krujё, i cili dukej si ballkoni i perёndisё dhe nga ku, kur koha ishte e mirё, dukej tutje edhe deti. Deti, nga ku anijet iknin pёr nё Venedik, Napoli dhe gjetkё. Larg shumё larg, nga ajo tokё kryeneçe, e pamposhtur, por edhe e larё me gjakun e vet. Era tё turbullta po frynin nga Lindja.