Krenar Zejno: Nën muzgun e hirit të përjetshëm
Hiri i mbremjes që porsa ra dhe sot
do të përsëritet sa e kemi të shkruar
udhës për në fund të natës pa kthim
E rrëkëllej me fund dhe tjetrën gotë
duke i uruar udha mbarë për askund
destinacioneve të kota të delirit tim!
Odiseje drejt beteje Iliadash bukurie
pajuar harqe edhe lira hareje Orfejsh
përbetimit pas prijëtarësh e korifejsh
Po kush do e nxjerrë këllëfit harpën?
Cili si shpatat millit fyej do zhveshi?
Lahutën kush do ia rikthejë jehonës?
Cili do ngjeshë përkrenare pas nesh?
Please follow and like us: