Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Karta e “Ballkanit të Hapur“

Masmedja e kontrolluar nga Edi Rama do të na mbushë mëndjen për politikën gjeniale të ndjekur nga “Zeusi” i tyre. Si një fitore të jashtëzakonshme kjo propagandë mundohet të na shesë edhe të ashtuquajturën: “Karta e Ballkanit të Hapur“.  Propaganda zyrtare do të na mbushë mendjen se “ky është dokumenti miratuar nga qeveria e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që i jep akses të lirë në tregun e punës prej 12 milion banorësh…”.

Lum si ne! Lum si rinia shqiptare që tani do të ketë mundësinë të shijojë “parajsën” e mundësive në Serbi! Mezi po e priste rinia shqiptare këtë mundësi! Ç’ta duam Europën e Gjermaninë e largët kur kemi Serbinë “demokratike” e të “lulëzuar” në pragun e derës?!

Dihet botërisht që projekti i “Ballkanit të Hapur” ishte një projekt i fabrikuar në Moskë, një projekt që kish si synim ringjalljen e Jugosllavisë dhe realizimin e politikës ruso-pansllaviste në Europë dhe Ballkan. Projekti i “Ballkanit të Hapur” u krijua nga Rusia për të penguar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Lavdi Zotit, ky projekt i Rusisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, vdiq. Megjithatë kryetellalli i këtij projekti të Moskës, Edvin-Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbajë gjallë fantazmën e “Ballkanit të Hapur”, fantazmën e një projekti shkatërrues për kombin shqiptar. A është thjesht ky një “donkishotizëm” i radhës i Edi Ramës?

Mjerisht faktet na tregojnë se është shumë tepër. Këtu na duket me vend të citojmë një thënie të Senekës: “Errare humanum est, sed in errare perseverare diabolicum.” Hieronymus, Seneca; 4. Jh. v. Chr.

E shqipëruar kjo thënie do të ish: “Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.

Është interesant fakti se “Karta e Ballkanit të Hapur“ na vjen në një kohë kur diplomacia e Putinit shënon edhe një fitore tjetër: Presidenti rus dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Xhong Un (o. Jong Un) nënshkruan të mërkurën një pakt, që parashikon edhe bashkëpunimin nëse njëri vend sulmohet. Nga ana e tij, Kim e quajti paktin si “traktatin më të fortë” të firmosur mes dy shteteve, që i ngre raportet e tyre në “nivelin e lartë të aleancës”. Në një artikull të botuar në gazetën zyrtare ai premtoi “zhvillimin e mekanizmave alternativë tregtarë të pakontrolluar nga Perëndimi” dhe “ndërtimin e një arkitekture të barabartë dhe të pandashme në Eurazi”.

Po kështu ish edhe projekti i “Ballkanit të Hapur”: “një mekanizmëm alternativ tregtar, social e politik i pakontrolluar nga Perëndimi… një projekt që buronte nga Moska…”.

Sot, më tepër se kurdoherë duhet të analizojmë me saktësi politikën e synimet e personit që ende mban postin e kryeministrit të Shqipërisë. Është zakon i shqiptarëve që të besojnë dhe ti marrin seriozisht faktet dhe të vërtetat, kur ja u thonë të tjerët prandaj po citojmë përsëri gazetarin gjerman të FAZ, Michael Martens: “Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiqi”.

Kjo na detyron të shtrojmë pyetjen:

Për sa kohë do të lejohet që postin e kryeminstrit të Shqipërisë ta mbajë të ozurpuar “Kali i Trojës” së Serbisë?!

Please follow and like us: