Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Kush e themeloi mafian?  

Kjo është si të thuash “Kush e themeloi Anglinë?” ose “Kush e themeloi kapitalizmin”?  Mafia është më shumë fenomen sesa organizatë – lëvizje që u ngrit nga një ndërveprim i ndërlikuar i shumë faktorëve, duke përfshirë historinë, ekonominë dhe politikën. Mijëra faqe janë shkruar nga historianë, novelistë, skenaristë dhe kriminologë që janë përpjekur të përshkruajnë historinë e mafies, por pa rezultat.
Mafia u bë e njohur në Sicili gjatë mesit të viteve 1800; po të kihet parasysh historinë e ishullit që kishte kaluar shumë pushtime, dhe kohë të gjatë varfërie të tmerrshme. Heqja e feudalizmit dhe mungesa e qeverisjes thjesht ndikoi edhe më keq se zakonisht në këtë mjerim.
Siç konfirmojnë sociologët, njerëzit që jetuan në zona që bien viktima të trazirave të tilla priren për t’u mbështetur në forma të ndryshme të vetëqeverisje. Në Sicili kjo mori formën e asaj që do të njihet si Mafia, e cila filloi në zonat rurale të ishullit mesdhetar. Mafia bazohej në një sistem të komplikuar respekti, dhune, shpërfilljeje ndaj qeverisë, dhe i përmbahej kodit ‘omerta’ – fjalë që është sinonim me kodin e heshtjes; marrëveshje e heshtur për të mos bashkëpunuar kurrë me autoritetet përmdryshe dënoheshe me vdekje.
Ashtu siç nuk ka asnjë person që e ka gjetur origjinën e Mafias, nuk ka asnjë person që e drejton atë. Termi Mafia i referohet çdo grupi kriminelësh të organizuar që ndjekin sistemin tradicional të bosëve, kapove dhe ushtarëve. Këto grupe quhen “familje”.
Edhe pse Mafia u zhvillua në Sicili gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumica e Amerikës e barazojnë atë me familjet që dominuan këta tituj në Chigago dhe Nju Jork për pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë. Mafia amerikane u zhvillua si rezultat i valës së madhe të emigrantëve sicilianë që mbërritën në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.  Ata sollën me vete strukturën mafioze dhe kodin omerta. Këta emigrantë shpesh grumbulloheshin së bashku në zona të varfra urbane, si Park Slope në Brooklyn dhe në anën jugore të Çikagos. Aty, larg syve të autoriteteve, mosmarrëveshjet trajtoheshin nga vendasit. Nga vitet 1920, krimet dhe luftërat e bandave ishin përhapur në të gjithë SHBA-në.
Në vitet 1930, Lucky Luciano, nganjëherë i quajtur “babai i Mafias”, organizoi “Komisionin”, një sistem gjyqësor fals që mbikëqyrte aktivitetet e mafies në Shtetet e Bashkuara.
Megjithëse familjet mafioze janë përfshirë në vrasje, rrëmbime, zhvatje, tregti armësh dhe krime të tjera gjatë viteve, fenomeni ende ruan apelin që kishte kur gangsterët si Al Capone mbanin vëmendjen e kombit. Një pjesë e tij, sigurisht, është rezultat i suksesit të madh të filmave të Kumbarit, por është edhe për shkak të joshjes së parimeve; mbështetja te vetja, besnikëria dhe heshtja. Partia Komuniste e Punës 1945-1990 i bëri të vetat këto parime dhe e qeverisi vendin si të ishte organizatë mafioze; pasojat ndihen edhe sot.
Më 22 qershor 1962, në burgun federal në Atlanta, Gjeogia, një burrë që vuante një dënim prej 15 deri në 20 vjet për trafik heroine mori një tub çeliku dhe vrau një të dënuar tjetër. Vrasësi ishte Joseph Valachi; viktima e synuar ishte Joseph DiPalermo – por Valachi gaboi dhe vrau një të burgosur tjetër. Ky gabim shkaktoi një nga zbulimet më të mëdha kriminale në histori.
Joe Valachi, një “ushtar” mafioz 59-vjeçar, ishte anëtari i parë i mafias që pranoi publikisht ekzistencë e kësaj organizate kriminale – duke e bërë La Cosa Nostra “gjëja jona”. Ai hapi dyert për të ekspozuar përfshirësit në Mafia; një grup i gjerë familjesh krimi, ekzistenca e të cilave ishte mohuar vazhdimisht nga J. Edgar Hoover dhe FBI. Duke dëshmuar para gjyqit, Valachi shkeli kodin e heshtjes – omerta.
Vito Genovese ishte bosi i familjes së fuqishme të krimit Genovese të Nju Jorkut. Valachi kishte punuar për familjen e tij – më së shumti si shofer, por edhe si vrasës, përmbarues dhe shtytës droge. Kur Valachi shkoi në burg pasi ishte fajtor për disa nga këto aktivitete, Genovese besoi se “ushtari” e kishte tradhtuar për të marrë një dënim më të lehtë për veten e tij. Kështu, Genovese vendosi një shpërblim prej 100,000 dollarësh në kokën e Valachi-t. Pavarësisht nëse Valachi e kishte thyer apo jo kodin e heshtjes dhe e kishte tradhtuar Genovesen përpara se ky të vinte çmim mbi kokën e tij, Vallachi e bëri këtë më pas në shenjë hakmarrjeje.
Please follow and like us: