Astrit Lulushi: Dëshpërim dhe paralajmërim
Dëshpërimi është kufiri i fundit midis urtësisë dhe marrëzisë njerëzore; klithma është paralajmërim i shkatërrimit që do të vijë…nëse dëshpërimi nuk shërohet…në këtë rast me masa përmirësuese ndihmëse të qeverisë.
Sipas mitit të norsëve: “Fjalar” (gjeli i kuq), Kushtrimi, thirri duke paralajmëruar gjigantët se kishte ardhur fundi. Një gjel i artë këndonte në Valhalla, duke paralajmëruar perënditë se Ragnarok (e ngjashme me Armagedon në fenë e krishterë) kishte mbërritur, ndërsa një gjel kuq e zi këndonte në sallat e Helit, duke zgjuar të vdekurit për të shkuar në luftë. Këto klithma ishin paralajmërime që “Fjalarët” lëshuan menjëherë pas vrasjes së Baldurit. Ferri i madh Garmr, me të dëgjuar këndimin e gjelit, filloi të ulërinte pa fund, duke u shkëputur përfundimisht nga zinxhirët e tij në një shpellë të quajtur Gnipahelllir. Është disi e paqartë në Edën poetike (poemë që përshkruan mitin) – krahas Edën prozaike – nëse ferri është Garmr apo Fenrir, i cili ishte lidhur me zinxhir nga perënditë. Kur dy ujqërit mitikë, Skoll dhe Hati (ai që tallet dhe ai që urren), kapin prenë e tyre; dielli dhe hëna u zhdukën nga qielli. Yjet pushuan së ndriçuari në qiellin e errët dhe në tokë ra një errësirë të dytë. Heimdall frynte thellë në “Gjallarhrn” (ku rrinin të gjallët) duke paralajmëruar për dënimin e afërt, dhe “Yggdrasil” (drutë e pyllit) dridheshin nga tmerri, duke tundur gjethet. Si rezultat, malet u shkërmoqën dhe pyje të tëra me pemë u shkulën, duke u përplasur në tokën e akullt. Ujqërit dhe përbindëshat në shpellën e largët ku Fenriri ishte lidhur me zinxhirë, tërmetet do të shkëputnin zinxhirin e pathyeshëm, duke çliruar ujkun e madh. Ai vrapoi nëpër tokë me nofullën e sipërme duke gërvishtur retë dhe me nofullën e poshtme duke gërmuar tokën dhe gëlltiste gjithçka që i dilte në rrugën e tij. Gjarpri i detit lëshoi helmin, duke ndotur qiejt, detet dhe tokën. Përmbytja ishte masive për shkak të vërshimit të pafund të gjarprit në ujërat e thella.
Please follow and like us: