Pelegrinazh në Kavajë në nderim të poetit, përkthyesit, intelektualit patriot Hafiz Ali Korça
Rexhep Shahu, drejtuesi i Klubi i Poezisë
Ditën e enjte më datën 27 qershor 2024 me mbështetjen e humanistit deputet të Partisë Demokratike Flamur Hoxha, me shkrimtarët miq të Klubit të Poezisë do të organizojmë pelegrinazh në Kavajë në nderim të poetit, përkthyesit, intelektualit patriot Hafiz Ali Korça.
Ftohen shkrimtarët miq të Klubit të Poezisë, që si herët e tjera të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.
Do të vendosim një tufë me lule në varrin e tij në varrezat e Kavajes, do të dhurojme 49 numra të revistes illz – Revistë letrare e Tiranës në bibliotekën e Kavajës, do të vizitojmë shkollën që mban emrin Hafiz Ali Korça, e aty do të flitet për ta prezantuar shkurt jetën e veprimtarinë e tij; do të shtrohet një drekë për shkrimtarët e ftuar.
Udhëtimi bëhet me autobuz që niset te Biblioteka Kombëtare në Tiranë. Na mirëpret në Kavajë poeti e studjuesi Durim Çaça me shkrimtarët vendas.
Ky pelegrinazh i radhës i shkrimtarëve miq të Klubit të Poezisë që mbështetet nga humanisti deputet Flamur Hoxha vjen pas pelegrinazheve që janë bërë për poetin e varur Havzi Nela, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi e Genc Leka, Et’hem Haxhiademi, Lef Nosi, Vexhi Buharaja, Gjergj Fishta, Musine Kokalari, dom Ndre Zadeja, At Vinçens Prenushi, patër Anton Arapi dhe do të vijojnë me pelegrinazh në burgun e Burrelit që e quajmë Akademia e të burgosurve politikë shqiptarë, në Spaç kapin burg të tmerrit, në kampin e Tepelenës ku janë zhdukur shumë fëmijë.
Hafiz Ali Korça intelektuali, trimi, patrioti, dijetari mesuesi, rilindasi, poeti, përkthyesi i madh, antikomunisti i pashoq i orëve të para, me një opus veprash prej 12 vëllimesh, i urryer nga regjimi komunist përjetoi vuajtjet e përndjekjet e një martiri.
Pas një jete të stuhishme intelektuale e patriotike në shërbim të atdheut, pas ndëshkimeve çnjerëzore nga shteti e pushteti turk, pas burgosjes edhe nga bashipozuku Haxhi Qamili, filluan nda tij edhe tragjeditë familjare, i vdesin dy djem të rinj, 15 e 17 vjeç, ia pushkatojnë komunistët djalin e tretë, sepse kishte qenë oficer në mbretërinë e Zogut, në nëntor 1944, ia burgosin djalin e katërt dhe ia dënojnë me 25 vjet burg për propagandë, ia burgosin djali e pesttë dhe ia dënojnë me 4 vjet burg për propagandë, e internojne Hafiz Ali Korçën, në moshën 76 vjeçare, më 1949 në Kavajë.
76 vjeç me bashkëshorten e moshuar me nuset e dy djemve të burgosur, pa shtëpi, pa mundësi punësimi, vuante më shumë internimin e fundit, prej shqiptarëve të vet, nga pushteti i diktaturës komuniste; (vetëm mbështetja bujare e popullit të Kavajës e shpetoi).
Vdes më 31 dhjetor 1956, në moshën 83 vjeçare. Populli i Kavajës i bën një varrim madhështor popullor, edhe pse ish i internuar politik.