Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Vendi

Në fund të fundit, çfarë është vendi? Le të marrim si të mirëqena se:

(1) Vendi është ai që përmban atë që është vend.
(2) Vendi nuk është pjesë e sendit (njerëzve).
(3) Vendi i një sendi nuk është as më i vogël e as më i madh se sendi.
(4) Vendi mund të lihet pas nga sendi dhe është i ndashëm.
(5) I gjithë vendi pranon dallimin dhe secili prej sendeve bartet natyrshëm në vendin e duhur dhe qëndron atje, dhe kjo e bën vendin ose mal, ose fushë. Pra mund të thuhet se atributet që supozohet se i përkasin vendit i përkasin vërtet atij.
Vendi nuk do të ishte menduar, nëse nuk do të kishte një lloj lëvizjeje të veçantë brenda tij. Është kryesisht për këtë arsye që supozojmë se edhe qielli është vend, sepse është në lëvizje të vazhdueshme – lëvizja nga njëra anë dhe, nga ana tjetër: zmadhim dhe zvogëlim. Sepse edhe këto përfshijnë ndryshimin e vendit: ajo që ishte atëherë në këtë vend tani ka ndryshuar në atë që është më i madhe ose më i vogël.
Kur themi se një njeri ka ‘lëvizur’, në të vërtetë, për shkak të natyrës së tij, ose për shkak të diçkaje të lidhur me të – si gozhda në anije, në vetvete nuk mund të lëviz, por lëviz gjithmonë përmes lidhjes së saj me diçka tjetër.
Shkenca dhe e vërteta e kanë ndryshuar vendin e tyre vetëm sepse subjektet që drejtohen nga akademia, politika dhe qeveria e ideve të vjetra, sot dëmtojnë vet shkencën, të cilës i përkasin.
Themi se një gjë është në botë, në kuptimin në vend, sepse është në ajër dhe ajri është në botë; dhe kur themi se është në ajër, nuk nënkuptojmë se është në çdo pjesë të ajrit, por se është në ajër për shkak të sipërfaqes së jashtme të ajrit që e rrethon; sepse nëse i gjithë ajri do të ishte vendi i tij, vendi nuk do të ishte i barabartë me popullin që lidhet me të, me anë të punës, tokës, pronës dhe shoqërisë. – që supozohet të jetë, dhe i cili është vendi kryesor në të cilin ndodhet në të vërtetë një send.
Please follow and like us: