Vulin: Nuk ka vend për Serbinë në BE, BRICS është alternativa
Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin tha se BRICS përfaqëson shpresën dhe një mundësi për një aleancë me vendet që nuk kërkojnë asgjë nga Serbia dhe mund të ofrojnë më shumë sesa kërkon Serbia.
Grupi BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Në një opinion për të përditshmen Politika, Vulin tha se qëllimi i tij nuk është të krahasojë BRICS dhe Bashkimin Evropian (BE), por të tregojë se ka një alternativë ndaj BE-së që ai thellësisht beson se është më afër fundit të saj sesa fillimi i saj. Ai tha se është i bindur se “nuk ka vend për Serbinë në atë klub, edhe nëse do të heqë dorë nga Kosova dhe Metohia”. (Kosova dhe Metohija është emri zyrtar për atë që autoritetet serbe e konsiderojnë si krahinë jugore të vendit)
“Anëtarësimi në BRICS nuk kërkon miratimin e ligjeve të shkruara jashtë kufijve të vendit tonë, dorëzimin e pushtetit tek sektori i OJQ-ve, ngritjen e flamurit të Ukrainës në ambasadën tonë ose legalizimin e martesave të të njëjtit seks,” tha Vulin.
“Për anëtarësimin në BRICS, nuk keni nevojë të vendosni sanksione ndaj askujt ose të lejoni vendet e tjera të udhëheqin politikën tuaj të jashtme”, shkroi Vulin, i cili është përgjegjës për avancimin e bashkëpunimit me vendet e BRICS.