Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Cezari

 

Rreth vitit 100 të erës sonë, Seutoni shkroi librin 12 Cezarët, duke filluar nga Jul Cezari deri te Titius Domitiani. Që në kohën e tij, Seutoni nuk quhej historian, por një mbedhës thashethemesh, anekdodash, dhe me to krijoi një libër, që edhe sot tërheq vemendje.

Seutoni thotë se nga mesi i karierës, Jul Cezari ishte i frikësuar se do t’i kërkonin llogari për atë që kishte bërë me kujdesin, ligjet dhe protestat e tribunarëve, ku kishte marë anën e tyre.
Marcus Cato kishte deklaruar se do të preferonte një fajësim kundër Cezarit, sapo të shpërndante ushtrinë e tij. Mbizotëronte gjithashtu një raport, se nëse Cezari do të kthehej si person privat në Romë, ai do të duhej të mbronte çështjen e tij para gjykatësve, i rrethuar nga njerëz të armatosur. Ky hamendësim jepet shumë i mundshëm se Cezari, duke parë armikun të masakruar në fushën e Farsalisë, u shpreh pikërisht me këto fjalë: “Ky ishte qëllimi i tyre: arritjet e mëdha që kisha bërë, duhet të ishin dënuar, po të mos kisha ushtrinë me vete.”
Disa mendojnë se pasi ishte jashtzakonisht i etur për pushtet dhe duke peshuar forcën e tij dhe të armiqve të tij, Cezari përqafoi uzurpimin e pushtetit suprem; që vërtet e kishte lakmuar që në rininë e tij. Ky duket se ka qenë mendimi i Ciceronit, i cili thotë, se Cezari kishte shpesh në gojë dy vargje të Euripidit: “Jini të drejtë, nëse një mbret që nuk tundon të shkelë ligjet, sepse vetëm pushteti sovran mund të justifikojë kauzën.” Prandaj, kur u mor informacioni, se ndërhyrja e tribunarëve në favor të tij ishte refuzuar plotësisht dhe se ata vetë vetë kishin ikur nga Roma, Cezari dërgoi menjëherë disa grupe, por privatisht, për të parandaluar çdo dyshim për projektin e tij; dhe, në një spektakël publik, ekzaminoi modelin e një shkolle ushtarake që ai kishte propozuar të ndërtohej.
Por pas perëndimit të diellit, u nis fshehurazi në udhëtimin dhe me një turmë të vogël përkrahësish. Ishte errësirë, ai humbi rrugën dhe u end për një kohë të gjatë, derisa me ndihmën e një udhërrëfyesi, vazhdoi në këmbë nëpër disa shtigje të ngushta dhe përsëri arriti në rrugë. Duke dalë me trupat e tij në brigjet e Rubikonit, që ishte kufiri i provincës së tij, Cezari u ndal për njëfarë kohe dhe, duke menduar rëndësinë e hapit që do të bënte, iu drejtua atyre që e shoqëronin: “Ne ende mund të tërhiqemi; por nëse kalojmë këtë urë të vogël mbi Rubikon, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të luftojmë. Ndërsa hezitonte kështu, ndodhi ngjarja e mëposhtme. Një person i shquar për pamjen e tij fisnike i shkoi afër dhe u ul, duke i rënë fyellit. Jo vetëm barinjtë, por edhe një numër ushtarësh u dyndën nga postet e tyre për ta dëgjuar. Ai ia rrëmbeu një bori njërit prej ushtarëve, vrapoi në lumë me të dhe kaloi në anën tjetër. Cezari bërtiti: “Le të shkojmë atje ku na thërrasin shenjat e perëndive dhe paudhësia e armiqve. “Zari tani është hedhur”. Pasi marshoi me ushtrinë duke kaluar lumin, Cezari u bashkua me tribunarët dhe njerëzit, të cilët, pasi u dëbuan nga qyteti, kishin ardhur për ta takuar; dhe u bëri thirrje trupave që t’i premtonin besnikërinë e tyre, me lot në sy dhe rrobën e grisur nga gjiri i tij. Me këtë rast ai i premtoi çdo ushtari një pasuri kalorësi. Kjo çështje është gabim, thotë Seutoni. Sepse në bisedën e tij me ta, Cezari shpesh zgjatste gishtin e dorës së majtë dhe deklaronte se për të shpërblyer, ata që do ta mbështesnin në mbrojtjen e nderit të tij, do të ndahej me dëshirë edhe nga unaza e tij; ushtarët në distancë, të cilët mund ta shihnin më lehtë sesa ta dëgjonin ndërsa fliste, kishin formuar konceptin e tyre për atë që thoshte, me sy, jo me vesh; pasi ai kishte i premtuar secilit prej tyre privilegjin për të madh, unazën e artë.
Nga procedurat e tij ai mori në zotërim Picenum, Umbrian dhe Etrurian; marshoi përgjatë bregut të Detit të Sipërm, në Brundusium, në të cilin konsujt dhe Pompei u larguan. me synimin për të kaluar sa më parë detin. Pas përpjekjeve të kota, me të gjitha përpjekjet për të penguar largimin e tyre nga porti, ai i ktheu hapat drejt Romës, ku i bëri thirrje senatit për gjendjen aktuale të punëve publike; dhe më pas u nis për në Spanjë, ku Pompeu kishte një ushtri të madhe, duke deklaruar mes miqve të tij: “Po shkonte kundër një ushtrie pa gjeneral dhe duhet të kthehej që andej kundër një gjenerali pa ushtri”. Që andej Cezari u kthye në Romë dhe, duke kaluar detin për në Iliri, e bllokoi Pompein për gati katër muaj, brenda një linje muresh me shtrirje të jashtëzakonshme; dhe më në fund e mundi në betejën e Farsalias, vendlindja e Akilit, në Thesali.
Please follow and like us: