Astrit Lulushi: Epirotasi në Romë
Quintus Caecilius
Gjuha latine ishte një dialekt italian, para se të bëhej gjuhë e Perandorisë.
Me Eneidën e Vigjilit, latinishtja kishte arritur kulmin, por jo të gjithë e kuptonin.
La Pax Romana (latinisht “Paqja Romake”) është një periudhë afërsisht 200-vjeçare e historisë romake e cila identifikohet si një epokë e artë rritjeje e qëndrueshme, paqes dhe rendit relativisht të begatë; tradicionalisht datohet me ardhjen e Augustit, themeluesit të principatës romake, në 27 pes dhe përfundoi në vitin 180 të erës sonë me vdekjen e Marcus Aurelius, i fundit nga “Pesë Perandorët e Mirë”.
Gjatë kësaj periudhe prej rreth dy shekujsh, Perandoria Romake arriti shtrirjen e saj më të madhe territoriale në vitin 117 (Perandori Trajan), dhe kur popullsia arriti deri në 70 milionë njerëz, që ishte rreth 33% e popullsisë së botës. Latinishtja u përhap gjerësisht, madja la gjurmë në shumë gjuhë të huaja, por vetë u zhduk.
Me pushtimin e Greqisë dhe Ilirisë nga Roma, një numër i madh njerëzish u morën si skllevër. “Pax Romana” hoqi kufijtë, u dha liri skllevërve, që u bënë pjesë e Perandorisë.
Një prej tyre ishte Quintus Caecilius, një epirot me prejardhje, por i lindur në Tusculum. Ai ishte njeri i lirë nën kujdesje e Atticu Satris, një kalorës romak, të cilit Ciceroni i drejtoi Letrat e tij. Caeciliu i u bë mësuesi i vajzës së mbrojtësit të tij, e cila ishte lidhur me Marcus Agripa, por duke qenë e dyshuar për një marrëdhënie të paligjshme me të u largua për këtë arsye, dhe iu dorëzua Cornelius Gallus, ku jetoi në kushtet e intimitetit më të madh, e cila, në të vërtetë, iu ngarkua Gallus si një nga më të rëndat vepra penale, nga Augusti. Pastaj, pas dënimit dhe vdekjes së Gallus, Caecilius hapi një shkollë, por kishte pak nxënës, dhe ata shumë të rinj, as ndonjë që i përkiste urdhrave të lartë. Caecilius ishte i pari që zhvilloi debate në latinisht dhe që filloi të ligjëronte për Virgjilin dhe poetët e tjerë; siç vë në dukje vargu i Domitius Marcus: “Epirota tenellorum nutricula vatum”, “Epiroti që me përkujdesje të përzemërt e ushqenin poetët tanë”.
Please follow and like us: