Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat serbe publikojnë dokumentin: Ministri i RMV, agjent i Beogradit

Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ”Krik” ka publikuar një dokument kohë më parë për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokumenti përmban transkriptë të bisedave ndërmjet deputetit Ivan Stoilkoviç dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviç. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas ‘Krik’, raporti përfundon me konkludimin se agjenti serb i ka kontrolluar dhe udhëzuar aktivistët e deputetit Stoilkoviç, kurse përmes tij, ka tentuar që të ndikojë mbi situatën politike në Maqedoni. Nga mbrëmë Ivan Sojkoviç është përzgjedhur zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në maj të vitit kaluar, Stoilkoviç mori pjesë në Samitin e 11 të Sigurisë në Moskë në shoqëri të drejtorit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Në takim ishte dhe  shefi i Shërbimit Sekret të Federatës Ruse, Sergej Naryshkin. Stoilkoviç njihet edhe për mik i afërt i ish-agjentit serb, Goran Zhivaljeviç i cili më 27 prill të vitit 2017 kishte marrë pjesë në dhunën në Kuvend

Ivan Stoilkoviçit konsiderohet si njeriu i Vuçiç në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, terroristët e Banjskës i ka konsideruar heronj dhe refuzon gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë. Emërimi i Ivan Stoikoviçit në postin zv.kryeministrit është i njëjti skenar siç po përdoret në Mal të Zi per ta kontrolluar, destabilizuar dhe përdorur për qëllimet e Beogradit.
Please follow and like us: