Astrit Lulushi: Ëndrra në fjalë
Sa herë e kujtoj rininë, bëhem gjithnjë e më i zhytur në mendime. Nuk ka qenë rini e këndshme.
Dihet se vargje të tëra mendimesh ndonjëherë kalojnë në trurin tonë në çast, sikur të ishin ndjesi pa u përkthyer në të folur. Por njeriu përpiqet t’i përkthejë, të paktën ato që janë më afër realitetit. Shumë nga ndjesitë kur përkthehen në gjuhën e zakonshme duken absolutisht joreale; duhet art, t’i jepet formë dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse shumë mendime kurrë nuk gjejnë shprehje, megjithëse të gjithë i kanë. Sigurisht, ndjesitë dhe mendimet janë pak jokoherente. Por ju e dini arsyen; të gjithë flasin, por kur bëhet fjalë për veprim – gjithçka përfundon në asgjë. Të gjithë bëjmë thirrje për të vepruar, por jo të gjithë jemi të aftë për heroizëm. Çfarë lloj heroizmi? Ky lloj; si ditët e fundit të Pompeit, marrëzi dhe pakuptim; mirë do tē ishte që dita e fundit e Pompeit të transformohej në një ditë më të madhe.
Tokë dhe Qiell; Toka është e errët, konkrete; Qielli është i kthjellët, abstrakt; mos rastësish kanë ngatërruar emrat, sepse njeriu vetëm një pjesë të jetës e kalon në Tokë, pjesën tjetër nën të, ose në Qiell. Nuk është se do t’u lërë përshtypje, por duhet bërë diçka, madje është thelbësore, kur gjithçka thuhet dhe bëhet.
Do të buzëqeshë, por edhe do të qeshë, dhe pastaj të gjithë do të marrin guxim. Të nesërmen do të jetë sërish i ashpër, kërkues, madje i paepur, por të gjithë do ta dinë se si është në zemrën dhe në natyrën tij: “Ai është i ashpër, por si njeri është engjëll!” Përsëri Toka dhe Qielli ngarërrohen; dhe ai do t’i ketë mundur; emri do të jetë i shtypur në zemrat e të gjithëve dhe vetëm djalli e di se çfarë do të vijë nga ai popullaritet. Njeriu i thotë vetes lloj lloj gjërash. Të gjitha këto meditime kaluan në mendjen e tij në një gjysmë minutë; sigurisht mund edhe të ishte kufizuar në ëndrra; atëherë, askush nuk do tē ishte në gjendje t’i lexonte.
Please follow and like us: