Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Shtet për karshillëk 

 

Ishte koha, koha e fundit, kur u fol për pëmbysje, ndryshime dhe më pas reforma. Me këto ranë dakord të gjithë. Gjakrat u ulën, frika ra, por reformat nuk u bënë. Kanë kaluar 33 vjet. Asgjë nuk êshtë bërë, me përjashtim të plazheve dhe resorteve shtetërore, dhe rrugët, ku vijnë të huaj dhe ikin; asgjë për vendasit; njerëzit e thjesht nuk i përballojnë. E gjitha me të cilat mburret vendi sot janë disa qytete me ndërtesa të larta.  Qeveria, si dikur, është punëdhënësi më i madh.
Të tjerët nuk janë në konsideratë. Duke kujtuar se edhe ata duan të jetojnë; marrin fëmijët dhe plaçkat dhe emigrojnë, ku të munden, deri në Afrikë kanë shkuar. Njeriu kur do të shpëtojë gjithçka, nxjerr në pah gjithçka që është. Kjo nuk është e vetmja gjë. Dashuria për të tjerë është e munguar.
Dhe ‘reformat’ nuk kufizohen me kaq. Për prokuroritë, gjykatat, ekonominë, kontratat e qeverisë, mjekësinë dhe moralin, janë pyetje të pafundme që njerëzit bëjnë. Të gjitha së bashku mund të shkaktojnë trazira, vendi jeton në ankth.
Megjithatë, duhet thënë se askush nga partitë, as ajo me pushtet shumëvjeçar, nuk nuk e ka kuptuar se po shkojnë në humbje. Kjo mund të shërbejë, si gurthemeli i ndryshimeve, dhe një farë besimi se diçka mund të ndodhë, puna e përmbysje nuk ka mbaruar; shumë fara të këqia kanë mbetur, ata do ta kuptojnë natyrën thelbësore; do ta përqafojnë, do ta zgjidhin dhe ta shpëtojnë vendin.
Ështe më e vështirë të mos e kuptosh sesa ta kuptosh. Gjëja kryesore është të riktheni njeriun në vete, ringjallni dinjitetin e tij personal dhe më pas, kur të përgatitet terreni, filloni punën.
Për të qenë i lumtur, njeriu duhet të kuptojë dy fjale: e imja e jotja, dhe respektin për to, për atë që di.
Please follow and like us: