Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: AMANETI

“Më çoni atje te bregu në fshat…”
Nëna la bijve me amanet.
Dhe mori ngadalë udhën e gjatë
Tek ngjitej pa gjunjë, pa frymë pa jetë.

Me lotē të nxehtë gurët djeg dielli,
Një turtull shtegtar përpara e prin,
Zogj të panjohur zbritën nga qielli
Për nënën që shkonte udhës pa kthim.

Atje presin lisat, që qeshin gëzojnë.
Jatakun e shtruan me dushqe freskie,
Si bijë e dhembshur qershiza e njomë
Çatallin zgjat nënës t’i bëjë pak hije.
……
Së largu fryn juga… si jugë e pranverës
Shkund drurë e barishte me frymë të lehtë,
Ish’ shpirti i nënës q’u fliste me erën,
“Më lini këtu”.. bijve të vet.

Please follow and like us: