Mimoza Bici: Etyd vere
Merrmë duart
Si deti me valë
Aty në thellësi
fjalët e shpirtit
askush nuk dëgjon
Lotët mbytmi në një guackë
kur të dal në breg
heshtja t’mi mbuloj.
Kënga e qyqes
Vjen si pasthirrmë
Tingull i Tokës
Mes koralesh klithmë.
Kam ngatërruar udhë
Kushedi ku do mê nxjerrë kjo dallgë kushedi
Brenda vetes ëndërr fle
Brenda vetes bëj dashuri.
Merrmë duart
lësho mes kaltërsisë
Nëse je Qielli
do ndizem
Fjalët e shpirtit
ti plas bubullimë
kësaj bote të shurdhët
buz’trëndafil
shtrat i trupit tim
marrosur pafundësisht.
etjes për ty.
Tinëz të përpij
Harroj ku po shkoj
Fryma kacafytet me afshin tënd
pak minuta
mallin shpirtëroj.
Ti nuk mundesh të rezistosh
askush nuk mundet
kur trupin ta përthin një grua e etur sa vet jeta
E kur fuqitë bien agoni
zemra s’rreh më
Të zbres në një stacion…
Ik , ik me erën vrapo.
Pas ëndrrës së verës
kurrë mos udhëto!
Tiranë, qershor 2024.