Astrit Lulushi: Tundim
Disa kërkojnë inteligjencë,
disa thonë, këmbëngulje
të tjerë i duan të dyja
pamjet që ofron toka e errët
i dëshirojnë më së miri.
Është e lehtë të kuptohet
ajo që ia kalon çdo njeriu
në bukuri, Helena,
e cila Menelaun braktisi
si më e mira e burrave –
shkoi në brigjet e Trojës
kur Afërdita e joshi
me Parisin e la të endet.
Ajo i harroi të gjitha;
s’i kujtohej gjë tjetër
veç dëshirës dhe largimit,
derisa humbi rrugën
dhe më nuk u kthye.
Doja ta shihja atë bukuroshe,
sytë e saj të shkëlqyeshëm,
hapin, fytyrën, flokët e të tjera,
sesa vështrimin e trupave
mbi karrocat e luftës dhe
me armët vezulluese,
siç i këndoi i verbëri Homer;
‘oh i mjeri’, oh i gjori.
Please follow and like us: