Ana Llazo: Përse kemi rezultate më të ulëta të maturës shtetërore?
Matura shtetërore është e rëndësishme për sistemin arsimor paraunivarsitar. Ajo ofron një mënyrë standarde për të vlerësuar njohuritë dhe aftësitë e të gjithë nxënësve. Rezultatet e maturës përdoren si një kriter kryesor për pranimet në universitet. Gjithashtu ajo shërben si një mjet për të vlerësuar cilësinë e arsimit në shkolla për të identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim. Nxënësit që performojnë mirë në maturë kanë më shumë mundësi për të vazhduar drejtimet akademike dhe profesionale që dëshirojnë. Por këtë vit rezultatet e provimeve kanë pësuar rënie si në lëndët bazë por edhe në ato me zgjedhje. Cilat janë faktorët që kanë ndikuar në rënien e këtyre rezultateve? Cilësia e arsimit dhe metodat e mësimdhënies ku vlen për tu përmendur ndryshimet në kurrikul, përdorimi i metodave të reja të mësimdhënies dhe trajnimi dhe kualifikimi i mësuesve. Infrastruktura dhe teknologjia, ku aksesueshmëria në teknologji dhe paisjet teknologjike ndikojnë në një mësimnxënie më produktive. Politikat arsimore dhe mbështetja institucionale por edhe monitorimi edhe vlerësimi i performancës së këtyre nxënësve. Ndikimet kulturore pasi vlerat dhe normat kulturore që lidhen me arsimin dhe provimet mund të ndikojnë në motivimin dhe përpjekjen e këtyre nxënesve. Stili i të mësuarit dhe adaptimi ndaj stileve të ndryshme të të mësuarit. Materialet mësimore ku kualiteti dhe aksesueshmeria e materialeve duhet të jetë me tekste cilësore përfshirë dhe burime shtesë online. Perceptimi dhe qëndrimi i nxënësve por edhe i familjarëve ndaj rëndësisë së arsimit dhe provimeve. Por përveç këtyre faktorëve të brendshëm do të listoja dhe dy faktorë të jashtëm; kushtet ekonomike dhe sociale si dhe shëndeti fizik mendor i cili ndikon në një performancë të drejtpërdrejt në mësimnxënie por edhe në rezultatet e maturës. Një raport i detajuar që përfshin këto aspekte por jo vetëm do të ndihmonte për të kuptuar më mirë arsyet e rënies së rezultateve si dhe për të ndërmarrë masa për përmirësimin e gjendjes në të ardhmen.