Albspirit

Media/News/Publishing

Fondacioni Çamëria shpreh indinjatën e thellë për meshën selektive

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” shpreh indinjatën e thellë për meshën selektive përçarëse gjoja në kujtim të shqiptarëve Orthodoks të Çamërisë zhvilluar ne Kishën Autoqefale të Shqipërisë, e cila ndan në menyrë të pakuptimtë mbi baza fetare viktimat e masakrave të ushtrisë greke drejtuar nga gjenerali Zerva. Është e papranueshme dhe në kundërshtim me librat e shenjtë që të bëhen dallime fetare mes shqiptarëve te masakruar.
Injorimi që Kisha Autoqefale Shqiptare u bëri viktimave shqiptarë mysliman të Çamërisë kërkon të sfumojë atë që ka ndodhur 80 vjet më parë, duke dhënë një përceptim të rremë sikur ketë patur viktima vetëm shqiptar Orthodoks, duke lënë në harresë mbi 6000 shqiptarë musliman të Çamërisë viktima të genocidit.
Bota e qytetëruar dhe demokratike përkujton viktimat e masakrave naziste në Aushvic dhe kampe të tjera shfarosëse dhe i nderon të gjitjë bashkë pa i veçuar në të krishtrë, musliman apo hebrej.
Fondacioni Çamëria “ Hasan Tahsini” nderon kujtimin e çdo shqiptari të Çamërisë viktimë të atij genocidi shtetëror 80 vjet më parë dhe i kujton organizatorëve, sponsorizuesit nga Athina, të kësaj meshe që shqiptarët u vranë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre për faktin e vetëm që ishin shqiptar..
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” fton çdo shqiptar të distancohet nga këto tendenca për përcarje dhe shtrembërime të fakteve historike mbi baza fetare.
Fondacioni Çamëria “ Hasan Tahsini” falenderon Kryepeshkopin e shqiptarise, ImZot Alejandro Greco në Buenos Aires, Argjentinë për Liturgjinë hyjnore në kujtim te viktimave të genocidit së shovinistëve grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Please follow and like us: