Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: PUHIZË PRANË VERE

 

Nga turburllirat e shpirtit

vrerin e grumbulluar vitesh volla.

 

Nga një ditë për dreq ndihem keq.

 

Si puhizë pranë vere

m’u ngjite belit e qafës

lëkurë mëndafshi m’u bëre

për lotët që më kulluan shpirtit

e ndrojtur stinësh.

 

Një fytyrë që dritësonte

brenda syve të shplarë maleve

e kodrave gjelbëruar me dashuri.

 

Me puth i dashur ç’pret

këtu s’ka tjetër

vetëm Zoti unë dhe ti…

Please follow and like us: